Vazhdon pabarazia ndaj grave në Kosovë

Kosova

Vazhdon pabarazia ndaj grave në Kosovë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 14:06

Që nga viti 2006 në Kosovë kanë ndodhur 10 vrasje të grave dhe janë raportuar mbi 1000 raste të dhunës ndaj grave.

Kështu u tha në një debat të organizuar nga Kolegji AAB mbi barazinë gjinore në shoqërinë kosovare,ku u evidentuan disa probleme shqetësuese me të cilat përballen çdo ditë gratë kosovare, si pasojë e diskriminimit gjinor që i’u bëhet atyre.

Deputetja e LDK-së, Alma Lama deri sa tregoi se pabarazia gjinore në vend është shumë e theksuar, tha se një gjë e tillë fillon që nga organet më të larta shtetërore.

“Si mundemi ne ta ndryshojmë këtë lloj pabarazie mijëra vjeçare me shkop magjik. Nuk ka shkop magjik. Kouta është njëra nga këto elemente të cilat përpiqet .Kouta është ai ashensori i cili përpiqet që të mbërrijë në një kohë më të tjerët apo pak më shpejt për të arritur hapin e kohës. Ka shumë të cilët pozicionohen kundër siku r kjo ështëkundër demokracisë liberale, si kur i bëhet padrejtësi dikujt që merr vota më shumë, por në fakt është plotësisht e kundërta. Një demokraci nuk është e tillë në rast se 50% e popullatës ndihet pa përfaqësuar dhe e diskriminuar.”, tha Lama.

Lama gjithashtu vëri në dukje se problemi fillon tek partitë politike të cilat i vlerësoi produkt të kësaj shoqërie, në të cilat mentaliteti është që burrat janë ata që duhet të qeverisin dhe zakonisht partitë politike po udhëhiqen nga ata. Sipas saj, problemi më i madh që kanë partitë politike është çështja e demokratizimit të brendshëm, pasi nuk ka ndonjëparti politike që është demokratike nga brenda.

Për të reduktuar rastet e diskriminimit të femrave, udhëheqësi i Zyrës për Mbrojtjen e Viktimave në Prokurorin e Kosovës, Basri Kastrati, potencoi se kjo zyrë është një mekanizëm përmes së cilës mund të reduktohen raste t e pabarazisë tek femrat.

“Mbrojtësit e viktimave më herët kanë qenë vetëm njoftues të të drejtave të viktimave, shoqërues të viktimave në seanca gjyqësore por jo edhe përfaqësues. Me ndryshimet e reja në kodin eprocedurës penal iu ka shtuar një kompetëncë. Roli i mbrojtësve është avancuar dhe tani e kanë të drejtën e barabartë me avokatin vetëm për këtë kategori”, tha Kastrati .

Ndërsa, drejtoresha e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese -BIRN, Jeta Xharra deri sa tregoi se në Fakultetin Juridik brenda viti vetëm 20% e të diplomuarve janë femra, konsideroi se pabarazia vie edhe tek të punësuarit.

“I kom shiku statistikat e Agjensionit Kosovar për Statistike, si janë raportet gjinore, kush aplikon për punë?. Prej të papunëve në Ko sovë, të regjistruar për papunësi vetëm 10% janë femra. Diçka nuk është në rregull me Kosovën nëse vetëm 10% prej të gjithë të regjistruarve, 90 % janë meshkuj që duan punë, ndërsa vetëm 10% janë femra. Statistikë tjetër është kur vendoset të ndahet prona. 90% të raste është kur motra thotë po ia jap vëllaut”, theksoi Xharra.

Përfaqësuesja e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Lule Demolli vlerësoi se institucionet shtetërore mbajnë një pjesë të fajit për të gjitha padrejtësitë me të cilat po përballen gratë kosovare.

“Sa i përket çështjeve të grave apo çështjeve gjinore të gjitha këto janë të rregulluara shumë mirë në letër. Por a mjafton? Nuk mjafton. Arsyetimi është zbatueshmeria e ligjeve. Pse nuk ka zbatueshmëri të ligjeve? Sepse shpesh herë nuk ka kosto, nuk përcaktohet kur krijon këto strategji se çka do të ndodh nëse nuk zbatohet. A do të ndëshkohen këto institucione, duhet të jap dikush dorëheqje. Çka do të ndodhë nëse dështon të mbrohet një grua si Zejnepja. Duhet të arsyetohemi me mentalitetin tonë. Kjo ndodh tek institucionet tona”, tha Demolli.

Ajo gjithashtu u shprehë e brengosur kur 60 % e grave mbi moshën 24 vjeçare në Kosovë deklarohen se me profesion janë amvise.

Sipas asaj që u tha në këtë debat vetëm 8% e grave në Kosovë kanë trashëguar pronë, që nga viti 2006 janë raportuar mbi 1000 raste të dhunës ndaj grave dhe kanë ndodhur 10 vrasje të grave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat