Grass: Do ta mbështesim Forcën e ardhshme të Kosovës

Kosova

Grass: Do ta mbështesim Forcën e ardhshme të Kosovës

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 13:52

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli ka pritur në takim një delegacion të lartë të Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), të prirë nga shefi i Gardës Kombëtare të ShBA-së, gjeneral Frank. J. Grass. Ky i fundit tha se do ta mbështesin edhe Forcën e ardhshme të Kosovës, posa këtë vendim për transformim ta merr Parlamenti i Kosovës.

Demolli në takimin me gjeneralin Grass tha se transformimi i FSK-së Forca të Armatosura është prioritet i Qeverisë së vendit, dhe përgjatë tërë këtij procesi do të jenë transparent dhe të hapur me miqtë dhe partnerët tanë strategjik, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri tha se FAK nuk do të paraqet kërcenim për regjionin, por do të kontribuojë për stabilitetin rajonal dhe më gjerë.

Nga ana e tij shefi i Gardës Kombëtare të ShBA-ve, gjeneral Grass tha se sa herë që viziton Kosovën e dallon progresin dhe zhvillimin, këtu duke theksuar se kjo është një tregues se populli këtu është shumë energjik.

Grass tha se Garda Kombëtare e ShBA qëndron fuqishëm në mbështetje të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në këtë fazë si dhe në fazën e ardhshme të zhvillimit tuaj.

“Ne do të mbështesim edhe Forcën e ardhshme posa këtë vendim për transformim ta merr Parlamenti juaj”, citohet të ketë thënë Grass.

Ndërkaq, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Ajovës dhe në përgjithësi me gardën Kombëtare të ShBA-së është i shkëlqyer dhe se ky bashkëpunim është duke u thelluar edhe më tutje.

Nga ana e tij edhe gjeneral major Timothy Orr konfirmoj marrëdhëniet e mira bilaterale në mes të FSK-së dhe gardës Kombëtare të Ajovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat