Këshilltari i Thaçit-Ahmetit: Mbuloheni më flamur kombëtar, kurse xhepat po i mbushni me dinarë

Kosova

Këshilltari i Thaçit-Ahmetit: Mbuloheni më flamur kombëtar, kurse xhepat po i mbushni me dinarë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 13:41

Këshilltari i Thaçit, Abelard Tahiri, ka reaguar pas krahasimit të qeverisë aktuale me sistemin e Millesheviqit, nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Tahiri ka thënë se ky gjest i shëmtuar i Ahmetit është një përpjekje për të relativizuar, amnistuar dhe për t’i dhënë një fytyrë humane atij regjimi monstruoz.

“Kjo tregon se kryetari Ahmeti nuk e paska vuajtur dhe as kuptuar tmerrin e atij regjimit makabër, sepse kush e njeh sa çnjerëzor ka qenë nuk do të guxonte ta përdorte si krahasim as për armikun më të madh personal apo rivalin më të madh politik”, ka shkruar Tahiri.

Këshilltari i Thaçit e ka quajtur hipokrit Ahmetin, pasi sipas tij, ai është shndërruar në kryeshkatërrimtar i qytetit të cilin ka detyrë ta përfaqësojë, ndërtojë dhe zhvillojë. “Për t’i mbuluar dështimet e veta dhe paaftësinë si kryetar i kryeqytetit, na del e flet për dhunën që kinse po e ushtron shteti i Kosovës ndaj qytetarëve të saj, ndërkohë që mediat tona dhe të gjithë botës kanë raportuar boll pamje që demonstrojnë se burimi i dhunës është opozita”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i tij:

“Çfarë hipokrizie e paparë e kryetarit të kryeqytetit, që u shndërrua në kryeshkatërrimtar i qytetit të cilin ka detyrë ta përfaqësojë, ndërtojë dhe zhvillojë. Për t’i mbuluar dështimet e veta dhe paaftësinë si kryetar i kryeqytetit, na del e flet për dhunën që kinse po e ushtron shteti i Kosovës ndaj qytetarëve të saj, ndërkohë që mediat tona dhe të gjithë botës kanë raportuar boll pamje që demonstrojnë se burimi i dhunës është opozita.

Të krahasosh Qeverinë e Republikës së Kosovës, e dalë nga vota demokratike e popullit tonë të lirë me regjimin gjenocidial të Millosheviqit është një fyerje e rëndë ndaj shtetit tonë të pavarur dhe popullit që i ka dhënë votat kësaj qeverie.

Jo vetëm kaq, por ky gjest i shëmtuar është një përpjekje për të relativizuar, amnistuar dhe për t’i dhënë një fytyrë humane atij regjimi monstruoz. Kjo tregon se kryetari Ahmeti nuk e paska vuajtur dhe as kuptuar tmerrin e atij regjimit makabër, sepse kush e njeh sa çnjerëzor ka qenë nuk do të guxonte ta përdorte si krahasim as për armikun më të madh personal apo rivalin më të madh politik.

Ju siguroj që demokracia dhe shteti ligjor që kemi do të triumfojë kundër kërcënimeve të anarkistëve, reketashve dhe të korruptuarve. Shteti i Kosovës di të përballet me sulmet që ju ua bëni institucioneve, ndërkohë që maskoheni me flamur kombëtar e xhepat i keni të mbushur përplot me dinarë.

Dhe në fund, ne të gjithë krenohemi me Policinë e Kosovës, një model për të gjithë Ballkanin, e cila po ia del shumë mirë që njëherazi ta ruaj rendin publik, t’i luftojë me sukses celulat terroriste dhe të ballafaqohet në mënyrë profesionale me aktet huligane e vandale të opozitës!”, ka shkruar këshilltari i Thaçit, Abelard Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat