​Apeli lë Donika Kadaj-Bujupin në burg

Kosova

​Apeli lë Donika Kadaj-Bujupin në burg

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 12:14

(E plotësuar) Kolegji penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurës Donika Kada- Bujupi.

Kështu, Apeli ka refuzuar si të pa bazuar, ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPKR.nr.415/2015 , të datës 23.11.2015.

E pandehura po dyshohet nga ana e prokurorisë, për veprën penale: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” .

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet ankimore janë të pa bazuara, ngase prej shkresave të lëndës, respektivisht, prej provave të mbledhura gjer me tani, rezulton dyshimi i bazuar, se e pandehura ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe se a do të argumentohen këto fakte, është çështje që do të vërtetohet gjatë fazave të mëtutjeshme procedurale.

Kjo gjykatë i vlerëson po ashtu si të pa bazuara edhe pretendimet e mbrojtjes se e pandehura ka imunitet funksional, pasi që Gjykata e Apelit, nuk është kompetente për vlerësimin e kushtetutshmërisë se Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Një interpretim të tillë e bënë Gjykata Kushtetuese, vendimet e së cilës janë të obligueshme për gjyqësorin. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese AGJ.138/11, çështja e imuniteti sa i përket veprave penale është sqaruar.

Gjykata e Apelit, vlerëson se ende ekzistojnë arsye ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke pasur parasysh veprimet e të pandehurës të ndërmarra gjatë dy herëve.

Të gjitha këto tregojnë se ekziston rreziku se po te gjendet e pandehura në liri do ta përsërisë veprën penale, dhe se kjo rrethanë paraqet bazë te mjaftueshme për caktimin e paraburgimit, konform dispozitave te lartë cekura.

Refuzohet ankesa, Donika një muaj paraburgim

Gjykata e Apelit, i ka konfirmuar një muaj paraburgim deputetes së AAK-së Donika Kadajt.

Avokati mbrojtës i Kadajt ka bërë ankesë në shkallën e dytë, mirëpo i është refuzuar ankesa dhe ka mbetur në fuqi aktvendimi i shkallës së parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat