AAK: Tubimi me 28 Nëntor do të jetë paqësor

Kosova

AAK: Tubimi me 28 Nëntor do të jetë paqësor

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 11:48

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media rikujton se manifestimi protestues i 28 Nëntorit, do të jetë paqësor dhe i qetë.

“Opozita e Bashkuar, është përcaktuar që në këtë tubim, të shpalos kundërshtimin civil e qytetar, për dy marrëveshje që rrezikojnë funksionimin normal të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

“Në këtë tubim, do ta dërgojmë një mesazh për pushtetin . Askush nuk mund të jetë mbi kushtetutën e kundër interesave të vendit as me nënshkrime e as me këto dy marrëveshje”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

AAK bën të ditur se në manifestim do të jenë paqësor, dhe tubimi nuk do ta rrezikojë sigurinë e askujt.

“Policia e Kosovës le ta kryej e qetë punën e saj. Manifestimi ynë ku do të marrin pjesë i madh e i vogël, nuk mund të lidhet me asgjë, përpos me një kundërshtim qytetar, për dy marrëveshjet, të cilat tashmë po i kundërshton shumica”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat