Ja përse nuk vihet ne zbatim Marrëveshja e Brukselit për Drejtësinë në Veri

Kosova

Ja përse nuk vihet ne zbatim Marrëveshja e Brukselit për Drejtësinë në Veri

Nga: M.L. Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 11:31

Marrëveshja për Drejtësinë në Bruksel, për Veriun e Kosovës, nuk po zbatohet për shkaqe korruptive të palës kosovare.

Kështu thotë analisti Nexhmedin Spahiu, sipas të cilit, marrëveshja parasheh që objekti që ndodhet pranë Urës së Ibrit në Jug të Mitrovicës e që deri para ca vitesh është shfrytëzuar për zyra të UNMIK-ut, por që tash e sa vite është i pashfrytëzuar, të shfrytëzohet si një nga objektet e gjykatave.

“Por, në vend se Qeveria apo Parlamenti të nxjerrë vendim për kalim të pronësisë së saj nga pronë shoqërore në pronë publike, përkatësisht, t'ia kalojë në pronësi gjykates, pritet që ky objekt të privatizohet e më pas pronari i ardhshëm t'ia lëshojë me qira Gjykatës, për aq sa bënë rahmet. Dhe natyrisht kjo procedurë po vonon. Ky është një skandal që duhet të trajtohet nga mediet”, ka shkruar Spahiu në profilin e tij në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat