Grupi Special për Reformën e Administratës Publike nxjerr jashtë mediat

Kosova

Grupi Special për Reformën e Administratës Publike nxjerr jashtë mediat

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 10:47

Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian kanë mbajtur takimin e katërt të Grupit Special për Reformën në Administratën Publike. KE Kërkon hapa më të shpejtë për zbatimin e kësaj reforme.

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian Thomas Noki, tha se Qeveria duhet të punojë më shumë për zbatimin e reformës pozitive, meqë sipas tij kjo kërkohet edhe me rekomandime të raportit të progresit.

Kurse, pas fjalimit të këtij zyrtari të KE, mediat janë nxjerr jashtë, ndërsa takimi i Grupit ka vazhduar punimet e saj.

Noki: Duhet të bëhet hap më pozitiv

“Porosia kryesore për sot nga ne është që të fokusohemi në zbatim dhe kjo do të thosha se është pjesa më e vështirë e kësaj. Duhet të bëni një përpjekje sa i përket reformës së administratës publike dhe të bënë një hap pozitiv në veçanti kur do ta bëjmë raportin e vitit të ardhshëm. Kemi një metodologji të re e cila vjen nga pakoja e zgjerimit të BE-së të këtij viti dhe ka një konfirmim se reforma administratës publike është njëra nga çështjet fundam entale. Dhe do të kërkohet nga ju që ti adresoni në fazën më të hershme për reformën”, tha Noki.

Ai tha se ka shumë rekomandime që duhet të trajtohen në periudhën e ardhshme. Sipas tij, pas konsultimeve të ndryshme për këto rekomandime duhet të punohet për t’i quar përpara këto.

Noki: Kemi disa rekomandime

“Kemi më shumë rekomandime në punën që duhet të trajtohet gjatë viteve të ardhshme dhe kjo është një çështje që do ta adresojmë në pikat e agjendës se si mundoni t’i qoni [përpara një rekomandimet në raportin për vendin”, theksoi Noki.

Kurse, sekretari i përhershëm në Ministrinë e Administratës Publike, Fitim Sadiku tha se janë dakorduar që mos të ketë prezantime nga ana e tyre, por drejtpërdrejt do t’u jepet fjala përfaqësuesve të Komisionit Evropian.

Ndërsa, kësi lloj takimesh mbahen dy herë në vit, nj ë herë në nivel politik dhe teknik ndërsa herën e dytë vetëm në nivel teknik. Sadiku tha se shpresojnë të arrihet përparim gjatë diskutimeve për çështjen e Reformës së Administratës Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat