Pa rrymë një pjesë e Lipjanit

Kosova

Pa rrymë një pjesë e Lipjanit

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 10:13

KEDS-i ka njoftuar se disa lokacione sot do të mbesin pa energji eklektike në rrethinën e Komunës së Lipjani. Në njoftimin e kësaj kompania për media theksohet se shkak i ndërprerjes së furnizimit me energji eklektike janë për shkak të disa ndërhyrjeve.

Sipas KEDS-it në TS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet dalja 10 kV Kraishta nga ora 09:00 deri në orën 10:30.

“Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rufci, Ribari i Vogël, Ribari i Madh, Hallaqi i Vogël, Hallaqi i Madh, Bregu i Zi, Zllakuqani, Bujani, Godanci i Epërm, Varigovci dhe Kraishta.

Shkyçja bëhet për shkak të punëve të planifikuara për montimin-demontimin e shtyllës së betonit të tensionit të lartë në fshatin Ribar i Madh”, ka njoftuar KEDS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat