Ahmeti krahason qeverisjen aktuale me atë të Millosheviqit

Kosova

Ahmeti krahason qeverisjen aktuale me atë të Millosheviqit

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 09:46

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se pushtetet kur humbin legjitimitetin demokratik fillojnë të përdorin dhunën, frikën, propagandën dhe masat e dhunshme.

Duke bërë krahasime pushtetin e Millosheviqit, thotë se aktivistët e partive opozitare, me fokus në Vetëvendosje po ndalohen në postblloqe, po arrestohen e po mbahen në burg.

“Kur i ke premtu 340,000 vende të punës e këtë e zëvendëson me dhunë, masa të dhunshme e propagandë, populli të zëvendëson ty. Boll ma”, ka shkuar ai.

Ja postimi i tij i plotë:

Në vitin 1998, Serbia kishte krijuar qeverine e unitetit nacional për tu përballur me luftën në Kosovë. Në atë qeveri u bashkuan Millosheviqi me Sheshelin.

Mjetet kryesore te pushtetit ishin dhuna, frika, propaganda dhe masat e dhunshme.

Pushtetet kur humbin legjitimitetin demokratik fillojne të përdorin këto mjete. Aktivistet e partive opozitare me fokus në VV po ndalohen në postblloqe, po arrestohen në çdo kënd e të tjerët po mbahen në burg.

Propaganda po bëhet e tmerrshme. “Sulme terroriste në vendtubime”, i janë gjetur dinarë aktivistit të VV” janë vetëm disa nga storiet propaganduese që po i ndërtojnë.

Në ndërmarrje publike po shkojnë njerëz duke thënë që prej sotit ata janë drejtorë duke i frikësuar punëtorët.
Kur i ke premtu 340,000 vende të punës e këtë e zëvendëson me dhunë, masa të dhunshme e propagandë, populli të zëvendëson ty. Boll ma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat