Shefi i Gardës amerikane ligjëron në Kosovë për sigurinë

Kosova

Shefi i Gardës amerikane ligjëron në Kosovë për sigurinë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 08:19

Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve, gjenerali Frank J. Grass, do të ligjërojë sot mbi sfidat aktuale të sigurisë në botë.

Posaçërisht në kontekst të sfidave në rritje me të cilat po përballet NATO, si nga Moska ashtu edhe nga aktorë jo-shtetërorë të tillë si i ashtuquajturi “Shteti Islamik”, njoftoi MPJ.

Në këtë cilësi, gjenerali Grass shërben si këshilltar ushtarak i presidentit, sekretarit të mbrojtjes, Këshillit për Siguri Kombëtare dhe është kanali zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes për komunikim i guvernatorëve dhe Adjutant i Përgjithshëm i Shtetit për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Gardën Kombëtare.

Ai është përgjegjës për të siguruar që mbi 470,000 pjesëtarë të ushtrisë dhe të Forcës Ajrore të Gardës Kombëtare janë të qasshëm, të aftë dhe të gatshëm për të mbrojtur atdheun dhe për t’i siguruar resurse luftarake ushtrisë dhe forcës ajrore.

Konferenca do të fillojë në orën 12:00, në hotelin “Swiss Diamond”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat