Këshilltari i kryeministrit: Në Kosovë ka kërcënim potencial për sulme terroriste

Kosova

Këshilltari i kryeministrit: Në Kosovë ka kërcënim potencial për sulme terroriste

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 07:08

Sipas Edon Myftarit, këshilltar për politikë e siguri i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, Kosova është e rrezikuar nga sulmet potenciale terrorist.

“Kosova ka rrezik potencial nga sulmet dhe vendi jonë është rreshtuar në koalicionin anti-ISIS”, ka thënë Myftari.

“Kryeministri ka mbledhur sot këshillin e sigurisë. Është konstatuar që Kosova nuk është imune nga sulmet terroriste dhe Kosova duhet të ndërmarr masat sikur vendet e rajonit”.

“Kosova me të gjitha institucionet e sigurisë duhet të rris masat për parandalimin e çfarëdo sulmi të mundshëm.

Sulmet godasin targete të buta, ku janë qytetarët, e rëndësishme është të mos frekuentohen vendet publike ku ka shumë njerëz, ku ka tubime”, pohoi Myftari.

Ai shtoi se policia e Kosovës është shumë vigjilente dhe në monitorim të përhershëm të situatës.

“Rritja e masave është përkushtimi i institucioneve të sigurisë. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm. Policia është vigjilente dhe është duke e kryer punën”.

Këshilltari i kryeministrit deklaroi se tashmë ka rënë edhe numri i kosovarëve që i bashkohen grupeve terroriste.

“Situata është dukshëm më e mirë e qytetarëve të Kosovës që shkojnë në vatrat e luftës ku operon ISIS”
.
“Ka më pak njerëz që kanë shkuar, gjithashtu ka kthim të tyre, ku ata përcillen dhe monitorohen nga institucionet e sigurisë”.

Në fund Myftaraj komentoi edhe thirrjen e opozitës për marsh paqësor me 28 nëntor.

“Opozitës është e paarsyeshme. Por institucionet e sigurisë janë të gatshëm të përballen më çfarëdo kërcënimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat