Opozita, gati autobusët për 28 nëntor

Kosova

Opozita, gati autobusët për 28 nëntor

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 00:20

Të tri partitë opozitare, VV-AAK-Nisma janë duke u angazhuar maskimalisht që më 28 nëntor në Prishtinë të sjellin sa më shumë protestues në manifestimin që ata e quajnë paqësor.

Tashmë, një promo reklamuese është shpërndarë edhe në mediat vizuele, derisa në rrjetet sociale po bëhet thirrje e vazhdueshme për të marrë pjesë në këtë manifestim.

Dhe jo vetëm, opozita për të shtunën ka mobilizuar edhe anëtarësinë jashtë Prishtinës që t’i sjellin në kryeqendrën.

Bile për të shtunën do të ketë edhe ardhje të organizuar me autobusë të aktivistëve. Të paktën kështu bën të ditur Arbër Rexhaj, kryetar i Vetëvendosjes në Prishtinë.

Ai në një komunikim me aktivistë të VV-së, i njofton ata se se nisja për Prishtinë bëhet në orën 11.30 nga stacioni i autobusëve në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat