Gjini, Mustafës: Sa ishe me ne, PDK - SHIK ishin përgjegjës për vrasjen e veprimtarëve të LDK-së

Kosova

Gjini, Mustafës: Sa ishe me ne, PDK - SHIK ishin përgjegjës për vrasjen e veprimtarëve të LDK-së

Më: 14 tetor 2015 Në ora: 00:02

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini përmes një postimit në Facebook ka thënë se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa sa ishte në opozitë ishte i bindur se PDK-ja dhe SHIK-u ishin përgjegjës për vrasjen e veprimtarëve të LDK.

"Zoti Isa Mustafa,
Sa ishe me NE, ishe i bindur se ATA ( PDK SHIK) ishin përgjegjës për vrasjen e veprimtarëve të LDK.
Tani që je me ATA, po thua që NE jemi përgjegjës.
Ky pozicionim "fleksibil" i yti e ka vetëm një spjegim: ty as që të intereson fare kush është përgjegjës për vrasjen e veprimtarëve (ndër njerëzit më të mirë) të LDK. Për ty dhe për disa aty afër, kushdo që ta rrezikon pushtetin është fajtori. Boll keq!", ka shkruar Gjini në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat