Abrashi: Kosova nuk po shitet, as Serbia s’po kthehet

Kosova

Abrashi: Kosova nuk po shitet, as Serbia s’po kthehet

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 23:47

Në intervistën Ballë për Ballë të Shkodran Gajrakut, në kuadër të emisionit Ora e Fundit, që po transmetohet në Klan Kosova, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, i ftuar është Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Abrashi ka thënë se veprimet e opozitës janë jodemokratike dhe ato që ndodhën të hënën mbrëma janë të papranueshme.

“Për qeverinë dhuna është e papranueshme, kultura që po mundohet të instalohet”.
“Kushtetuta jonë është shumë evropiane me pushtete të ndara, ajo çfarë pamë mbrëmë është e papranueshme dhe është hipokrizi ata që kanë thirr për dhunë”.
Por megjithatë, sipas tij, këto protesta dhe mospërgjigja e qytetarëve në thirrje është lajm i mirë për Kosovën.

“E mira e krejt kësaj është që qytetarët nuk iu kanë përgjigjur kësaj feste, kanë qenë 15 deputetë të nivelit qendror dhe disa asamblist dhe dhjetëra qytetarë, shifrat tjera janë manipulim, nuk ishin protesta gjithë popullore”.
“Nuk besoj që ndonjë ministër ka pasur gisht apo ka pasur informatë. Ne e kemi vijë të kuqe ndikim në pushtetin tjetër”.

“Në qoftë se kanë kërkua debat është Kuvendi. Nuk ka tërheqje të këtyre nënshkrimeve”.
“Vetëvendosje ka manipuluar me lloj-lloj fushate, kinse se ne po e shesim Kosova se po rikthehet Serbia, realisht është e kundërta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat