Selimi: Shpend Maxhuni ja huqi keq, është bërë zëdhënës i Qeverisë (Video)

Kosova

Selimi: Shpend Maxhuni ja huqi keq, është bërë zëdhënës i Qeverisë (Video)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 22:51

I ftuemi i parë në Rrokum Roll ishte Rexhep Selimi nga radhët e Vetëvendosjes.
Arrestimin e djeshëm të Albin Kurtit, Selimi e quejti politik, tue thane se nese thote policia qe vetëm kane urdhen për arrestimin atëherë arrestimi nuk asht i ligjshëm.
"Ja kane huq policia sepse Albini ka qene jashte shtetit dhe nuk ka mund me e pa thirrjen nga policia", tha Selimi, tue shtue se edhe Drejtori i përgjithshem i Policisë, nuk ka fole si drejtor i nji institucioni po si politikan.

"Menyra se si asht marre mbram Albin Kurti, asht mënyrë e arrestimeve ruse".
Selimi, arrestimin e Albin Kurtit e cilëson si urdhën nga qeveria, pa dhanë emna, po tue shtue se dihet se kush asht në krye të Qeverisë.
"Përgjegjësinë për situatën e mbramshme e mban Qeveria", ka shtue Selimi
Ai ka thanë se arrestimin e Kurtit e konsiderojmë si nji kundërpëgjigje , që po e bllokojmë punën e Kuvendit".

Në pyetjen e Fidan Jupollit, se me çka tash kane me e vazhdue bllokim e punës së Kuvendit, Selimi nuk u përgjegj tue thanë se nuk asht personi kompetent për dhanien e kësaj përgjigje.
"Ata nuk mundem me qene ne tavoline edhe me Vucicin edhe me opoziten, le te heqin dore nga Vucici, nese dojne me bisedue me neve", tha Selimi.
"Janë afër 200 mijë nënshkrime në peticionet e organizueme nga fronti opozitar", tha Selimi, tue shtue se sot në darkën me Vucicin e ka mundësinë Mustafa me e heq nënshkrimin nga marrëveshja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat