Ismet Beqiri kritikon Kadri Veselin: Duhet ta zhbllokojë Kuvendin

Kosova

Ismet Beqiri kritikon Kadri Veselin: Duhet ta zhbllokojë Kuvendin

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 22:23

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk janë të kënaqur me Kryeparlamentarin Kadri Veseli. Ata po konsiderojnë se po sillet butë me opozitën ndërsa duhet të krijoj kushte për mbajtjen e seancave.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Ismet Beqiri thotë se sigurimi i kushteve për punë në Kuvend është përgjegjësi e kreut të tij.

“E ka obligim Z.Veseli që të krijon kushte dhe Kryesia e Kuvendit që seanca të mbahet. Ai duhet të sillet konform rregullores dhe rregullorja ia rregullon hapësirën”, tha Beqiri për Klan Kosova.
Situatën aktuale Beqiri e sheh si të acaruar andaj i kërkon Veselit të veproj si ish-kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi.

“Unë nuk e di çfarë ka ndryshu prej asaj kohe, as nuk ka ndryshu rregullorja. Nëse s’ka ndryshu rregullorja atëherë edhe kryetari aktual pas gjithë këtyre përpjekjeve të gjithë neve që të gjithë neve që të jemi të arsyeshëm po shkon edhe në veprime të tjera”, tha Beqiri.
Por ndryshe mendon shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së Adem Grabovci.
Thotë se Veseli po e parandalon thellimin e dhunës në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat