Organizimi, programi dhe mbjelljet vjeshtore në fokus...

Kosova

Organizimi, programi dhe mbjelljet vjeshtore në fokus...

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 21:41

Sot dega e LDK në Gjilan, nën udhëheqjen e Kryetarit z.Lutfi Haziri, ka mbajtur takime të ndara të Kryesisë së degës si dhe me Kryetar të nëndegëve. Takimet kanë kaluar në një atmosferë pune ku është miratuar me unanimitet programi i punës për periudhen tetor-dhjetor 2015, si dhe është vendosur lidhur me organizimin, programin e me fokus të veçant programet bujqësore. Strukturat e LDK-së, i kanë dhënë mbështetje të forta Kryetarit Haziri në realizimin e programit qeverisës. Ndërsa në këtë takim ka folur edhe drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani, i cili ka thënë se falë mbështetjes së pakursyer të kryetarit Haziri dhe donatorëve, sot po implementohen projekte të rëndësishme në komunën tonë./T. Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat