Joseph Daul i tronditur me “keqtrajtimin” e kryeministrit Mustafa në Kuvend

Kosova

Joseph Daul i tronditur me “keqtrajtimin” e kryeministrit Mustafa në Kuvend

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 18:56

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kryeministri Isa Mustafa, u takua me kryetarin e Partisë Popullore të Evropës, Joseph Daul.

Sipas një komunikate të LDK-së në këtë takim, Mustafa ka marrë përkrahje për punën e tij të palodhshme si lider i Qeverisë së Kosovës.

Mustafa e ka njoftuar Daul me vendimet e Qeverisë së Kosovës gjatë ketij mandati, me detajet e marrëveshjes së koalicionit të shumicës dhe me prioritetet qeverisëse të koalicionit për të ardhmën.

Gjithashtu, Mustafa është zotuar se Qeveria qe ai udhëheq po punon shumë për të çuar përpara procesin e integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike, dhe se me vendosmëri të madhe po e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mustafa theksoi se prioritet i Qeverisë së tij mbetet zhvillimin e ekonomik i vendit. Ai po ashtu kërkoi përkrahje nga EPP-ja në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimeve evropiane.

Daul e ka përgëzuar kryetarin Mustafa për punën e qeverisë së tij dhe i dha mbështetje atij dhe LDK-së nà « arritjen e synimeve politike dhe qeverisëse. Ai u shpreh i tronditur thellë për keqtrajtimin e kryeministrit Mustafa në Parlamentin e Kosovës. Daul edhe njëherë theksoi se për EPP respekti për institucionet demokratike është thelbësore për diskursin politik në vend. LDK-ja është anëtare e Partive Popullore të Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat