Studentët e Fakultetit të Mjekësisë do të kenë mundësi të specializojnë në Kroaci

Kosova

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë do të kenë mundësi të specializojnë në Kroaci

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 18:20

Për herë të parë u mbajt forumi i parë kosovar- kroat, për bashkëpunim në sistemin e shëndetësisë ndërmjet të dy këtyre shteteve.

Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në sistemin e shëndetësisë i domosdoshëm për të dyja vendet. Në këtë simpozium u tha se është e rëndësishme që eksperiencat e të dyja vendeve të shkëmbehen duke theksuar që studentët kosovar të specializojnë në universitet e Kroacisë dhe me eksperiencën e fituar t’i kthehen vendit të tyre.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Imet Rrahmani e ka vlerësuar të rëndësishëm një bashkëpunim të tillë në sistemin e shëndetësisë kosovare. Ai tha se aq sa është ambicioz ky bashkëpunim aq është edhe i domosdoshëm për krijimin e një sistemi shëndetësor.


Rrahmani: Tri objektiva kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë

“Po shënojmë një aktivitet me rëndësi për shëndetësinë kosovare, po vlerësojmë dhe falënderojmë për gjithë bashkëpunimin në sektorin e shëndetësisë ndërmjet dy vendeve tona.. Ky bashkëpunim ka një synim sa ambicioz po aq edhe të domosdoshëm afrimin e sistemit tonë shëndetësor me sistemin shëndetësor tuaj... Tri janë objektivat e Ministrisë së Shëndetësisë, themelimi dhe funksionalizimi i fondit publik të institucioneve shëndetësore, implementimi dhe funksionalizimi i plotë i informimit shëndetësor, funksionalizimi i plotë i odave të profesionistëve shëndetësor”, tha Rrahmani.

E ministri i shëndetësisë së Kroacisë Sinsa Varga tha se nuk është këtu për t’u ankuar por për të ndihmuar Kosovën në sistemin e shëndetësisë. Varga tha se duke ndihmuar shëndetësinë kosovare po ndihmojmë edhe veten, pasi që një bashkëpunim ndërmjet dy këtyre vendeve do të ketë përfitim të ndërsjellët.

Varga: Ta ndihmojmë sistemin e shëndetësisë në Kosovë

“Nuk jemi këtu për tu ankuar, por t’i ndihmojmë njëri tjetrit me eksperienca të ndërsjellta që eksperiencën tonë që e kemi nga ekspertët tanë eminent, nga sektori privat, që kemi nga eksperienca e shëndetësisë...Ne e konsiderojmë vetën si miq tuaj dhe duam t’iu ndihmojmë, njëkohësisht t’i ndihmojmë edhe vetvetes sepse ky bashkëpunim i ndërsjellët besoj se do të një përfitimi i ndërsjellët besoj se do të jetë i një bashkëpunimi të ndërsjellët në të ardhmen do të nënshkruajmë marrëveshje të caktuara dhe të nxisim një bashkëpunim të strukturuar dhe pastaj të i ndihmojmë Kosovës që maksimalisht t’i vlerësoj resurset që i ka në dispozicion dhe t’i përmirësoj sistemin e shëndetësor për qytetarët e vetë”, tha Vraga.

Kurse ambasadori i Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija tha se qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të rikthe jnë shkuarja e mjekëve dhe studentëve kosovar për specializim në Kroaci, ashtu siç ishte në vitet e 70-ta dhe 80-ta.

Vodopija: Ripërtrirja e shkëmbimit të studentëve kosovar në Kroaci

“Neve duam që të vazhdojmë të ripërtërijmë shkëmbimin e studentëve kosovar në Kroaci, sikur në kohët e 70-ta dhe vitet e 80-ta, studentët të cilët studionin dhe riktheheshin për të vepruar në vendin e tyre. Do të mundohemi që çdo fakultet e posaçërisht ato më të rëndësishmet tekniku, mjekësia e të tjerët mundohen të sjellin studentët kosovar t’ju lehtësojnë punën dhe mjekësin... Mundohemi të ripërtërijmë ato lidhje ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, të cilat gjatë kohës janë dobësuar”, ka theksuar Vodopija.

Ndërsa nënshkrimi i akteve bilaterale mes Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës është shtyrë për një takim tjetër.

Minis tri Rrahmani tha se kjo u bë pasi që në takimet e mëngjesit me ministrin Varga kanë parë edhe mundësi për të bashkëpunuar edhe në fusha të tjera të reja. Siç tha Rrahmani nënshkrimi i të dy këtyre ministrive do të bëhet në takimin e ardhshëm./Sh.Ahmeti/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat