​Ndërrohet komanda e Karabinierëve italianë, u vlerësohet lartë kontributi (Foto)

Kosova

​Ndërrohet komanda e Karabinierëve italianë, u vlerësohet lartë kontributi (Foto)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 16:46

Kontributi i Karabinierëve italian në Kosovë për të ruajtur paqen dhe sigurinë është vlerësuar lartë nga udhëheqësit e KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë. Në ndërrimin e komandës së Karabinierëve, u tha se komandanti i deritanishëm i tyre punoi shumë për të siguruar se misioni i KFOR-it është i suksesshëm.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, italiani Guglielmo Luigi Miglietta, tha se njësia e specializuar shumëkombëshe Carabinieri është një njësi e veçantë më aftësi të specializuara në kryerjen e operacioneve dhe në shërbim si njësi e veçantë.

Miglieta: Chiaravalloti kreu detyrën e tij më profesionalizmin më të madh

“Koloneli Chiaravalloti kreu detyrën e tij më profesionalizmin më të madh, duke treguar përkushtim dhe devotshmëri të vazhdueshme për KFOR-in. Sot i themi lamtumirë një lideri shumë të nderuar dhe më përvojë të madhe. Njësia e kolonelit Chiaravalloti ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive në rajonin e Mitrovicës dhe ka kryer disa aktivitete në mbështetje të administratës lokale civile. Koloneli Chiaravalloti ka punuar në vazhdimësi prapa skenës për t’u siguruar se misioni i KFOR-it është i suksesshëm”, tha Miglieta.

Ndërsa, kolonel FrancescoChiaravalloti, i cili ia dorëzoi komandën kolonel Paolo Coletta, tha se gjatë kohës sa ishte në krye të Karabinierëve pati shumë sfida prej me të ndryshmeve.

Chiaravalloti: Gjatë mandatit tim u ballafaquam me shumë sfida

“Në këta tetë muaj jemi përballur se bashku sfidat prej më të ndryshmeve duke tejkaluar çdo trajnim, teste ndërkombëtare dhe morale krejt falë vazhdimësisë se kujdesit tuaj për shërbim dhe falë zbatimit të bindjes se urdhrit të heshtjes nga ju ushtarë dhe gardian në të njëjtë kohë”, theksoi ai.

Në ceremoninë e ndërrimit të komandës, mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hys eni, i cili tha se Karabinierët kanë qenë pjesë shume e rëndësishme për 16 vite me radhë i ndërtimit të një shteti të sapolindur, duke ofruar siguri dhe mbrojtje për të gjithë njerëzit pavarësisht se cilit etnitet i takojnë.

Hyseni: Nuk është e lehtë të ndërtosh një shtet

“Nuk është e lehtë të ndërtosh një shtet, por mund t’ju siguroj se populli dhe qeveria e Kosovës mbeten fort të përkushtuar për të përmbushur atë çka është e ardhmja jonë dhe pritjet tuaja gjithashtu. Nuk mund të dështojmë në arritjen e pritjeve të vendeve të botës të cilat kanë qenë me ne përgjatë kohës kur ne po ndërtonim kombin tonë në 16 vitet e fundit. Forca e NATO-së në Kosovë është një forcë shumë e çmuar dhe respektuar nga kosovarët. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë b urrat dhe gratë e KFOR-it për shërbimin e madh që bëjnë për paqe dhe siguri në këtë pjesë, shumë shpesh pjesë shumë e cenueshme e botës...Kosova mëzi pret të bëhet pjesë modeste e përpjekjeve globale për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, me shumë shpresë Kosova shumë shpejt do ta transferoj FSK-në në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe përfundimisht Kosova mëzi pret të jetë anëtare e NATO-së”, tha Hyseni.

Edhe komandanti i ri i Karabinierëve kolonel Paolo Coletta, tha se do të punojë shumë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Pjesëmarrës në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Karabinierëve, ishte edhe komandanti i përgjithshëm i Karabinierëve në Itali, Tullio del Sette, i cili lavdëroi punën e komandantit të deritashëm FrancescoChiaravalloti dhe gjithë ushtarëve të tjerë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë./B.Syla/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat