Beqiri: LDK-ja këmbëngul në mbajtjen e seancës

Kosova

Beqiri: LDK-ja këmbëngul në mbajtjen e seancës

Nga: Arben Sylejmani Më: 13 tetor 2015 Në ora: 16:44

Deputetët e koalicionit qeverisës thonë se opozita duhet të kthehet në Kuvend, e jo të vazhdoj me bllokimin e seancave parlamentare.
“Mendoi se opozita duhet të kthehet në kuvend, t’i ofroj argumentet, ka edhe prej pozitës që kanë vërejtjet e tyre dhe kanë sugjerimet, kanë dhe ide jo vetëm për ato çështje të cilët ata i kanë ngritur por edhe për çështjet e tërësishme sa i përket zhvillimit dhe avancimi i shtetit dhe i këtij vendi”, tha deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, në një konferencë për media.
Edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se subjekti i tij politik është për vazhdim të seancave.
“LDK-ja është që të vazhdon puna dhe do të këmbëngulim që të vazhdon puna e Kuvendit sepse mund të krijohet një procedan i tillë që të pengohet puna e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kjo atëherë nuk ka fund se çdo kush nesër mund ta bëj të njëjtin veprim, varësisht se kush është pozitë dhe kush është opozitë”, tha Beqiri.
“Ne besojmë dhe njëkohësisht kërkojmë nga kryetari i Kuvendit, Kryesia e Kuvendit t’i krijojnë kushtet për funksionim, gjegjësisht për mbajtje të seancave në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, shtoi Beqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat