​Rama në Çeki: Kosova në UNESCO është një e mirë edhe për vetë Serbinë

Kosova

​Rama në Çeki: Kosova në UNESCO është një e mirë edhe për vetë Serbinë

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 16:36

Kryeministri shqiptar Edi Rama po zhvillon sot një vizitë njëditore në Çeki, ku u prit në selinë e Qeverisë dhe zhvilloi bisedime me homologun Bohuslav Sobotka lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp që pati me kryeministrin çek, Rama vlerësoi qëndrimin e palëkundur që Çekia ka treguar për integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, duke nënvizuar se kjo do t’i bëjë mirë edhe Serbisë.

Duke u ndalur edhe më tej tek Serbia, Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian, ndërsa tha se mikpritja e skuadrës serbe në “Elbasan Arena” ishte medalja e kundërt që i dha Shqipëria pritjes së hidhur në Beograd një vit më parë.

"Meqe jemi në atmosferë kualifikimesh, Çekia u kualifikua, edhe ne u kualifikuam. Mund t’ju them se ato pamje që u panë një vit më parë në Beograd i përkasin një të shkuare që nuk kthehet më. Një vit më pas ne jemi në kushtet të tjera pasi i ofruam një mikpritje të shkëlqyer skuadrës së Serbisë, megjithëse e humbà «m ndeshjen ngushëllohemi me faktin se ata do na shikojnë në televizor kur ne të shkojmë në Francë. E falënderoj kryeministrin edhe për mbështetjen e Çekisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ky është një hap i duhur dhe është mbështetja e duhur për të fuqizuar stabilitetin dhe kjo i bën mirë edhe Serbisë, pavarësisht se disa gjëra ne në Ballkan i kuptojmë me vonesë dhe Serbia do ta kuptojë që kjo është një e mirë edhe për Serbinë," tha Rama gjatë konferencës me kryeministrin çek Sobotka.

Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri bëjnë pjesë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

Në përfundim të bisedimeve dypalëshe u nënshkruan disa marrëveshje e memorandume bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Çekisë: Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e Turi zmit, Marrëveshja në fushën e mbrojtjes sociale, Marrëveshja në fushën e Arsimit, Memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe Memorandum bashkëpunimi midis agjencive shtetërore për mbrojtjen e mjedisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat