UNDP me Partnerë Vendorë Shënon 13 Tetorin, Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave

Kosova

UNDP me Partnerë Vendorë Shënon 13 Tetorin, Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 16:29


Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në partneritet me palët e interesuara të nivelit qëndror dhe lokal, organizoi sot disa aktivitete për të shënuar 13 tetorin, Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave (IDDR).
Në kuadër të aktiviteteve të projektit që ka të bëj me përgatitjen për raste fatkeqësish, UNDP në bashkëpunim me komunën e Zveçanit dhe OJQ-në lokale Domovik, organizoi një stërvitje të shkollës në fshatin Banjskë. Autoritetet komunale janë angazhuar jashtëzakonisht shumë në trajnimin e mësimdhënësve dhe nxënësve për t’u përballuar me fatkeqësi të tilla si vërshimet, zjarret dhe tërmetet.

Shkolla fillore në fshatin Banjskë ndodhet pranë lumit që përmbyt shkollën së paku një herë në vit. Për të zbutur situatën emergjente, UNDP ka zbatuar një projekt infrastrukturor ku ka bërë rehabilitimin e shtratit të lumit Banjskë dhe ndërtimin e murit mbajtës. Rehabilitimi i infrastrukturës përreth shkollës do të mundësojë një mjedis të sigurt për fëmijët, mësidhënësit, komunitetin, dhe vet ndërtesën e shkollës. Shkolla fillore në Banjskë është pajisur edhe me të gjitha mjetet e nevojshme për parandalimin dhe menaxhimin e katastrofave.

Për të shënuar këtë ditë, UNDP ka organizuar fushata ndërgjegjësimi publik për edukimin e komuniteteve për t’u përballur dhe për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë në komunat e Prishtinës, Pejës, Vitisë, Kamenicës, Istogut, Zveçanit, Mitrovicës veriore, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. Përveç fushatave të ndërgjegjësimit publik, në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme është organizuar edhe një tryezë e rrumbullakët me institucionet që mirren me menaxhimin e emergjencave.

UNDP-ja vazhdon të angazhohet në përkrahjen e akterëve në nivel qëndror dhe lokal për ndërtimin e kapaciteteve për gatishmëri dhe menaxhim të katastrofave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat