Ministri Agani priti ambasadoren e Zvicrës

Kosova

Ministri Agani priti ambasadoren e Zvicrës

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 15:57


Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur sot në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, në fusha të ndryshme, si dhe për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi, me theks të veçantë në realizimin e projekteve mjedisore.
Ministri Agani falenderoi ambasadoren Marty Lang, për angazhimin e saj dhe të popullit zviceranë, në forcimin dhe avancimin e institucioneve kosovare, si në aspektim e sigurisë, po ashtu edhe në atë ekonomik dhe infrastrukturor.
Ambasadorja zvicerane shprehu interesimin që ky bashkëpunim ndër shtetëror të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ajo i ofroi mbështetje ministrit Agani në projektet mjedisore, duke pohuar se shteti i saj, do të përkrahë çdo projekt që ka për qëllim ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve kosovarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat