Thaçi - Opozitës: Pushteti fitohet me votë, jo me dhunë

Kosova

Thaçi - Opozitës: Pushteti fitohet me votë, jo me dhunë

Nga: P.R Më: 13 tetor 2015 Në ora: 15:10

Zv.kryeministri në Qeverinë e Kosovës njëherit edhe Ministër i jashtëm, Hashim Thaçi përmes Facebook-ut ka reaguar ndaj ngjarjeve të mbrëmshme në kryeqytet.

Ai në postimin e ti ka shkruar se lidershipi i opozitës duhet të kuptojë se pushteti fitohet vetëm me votë e assesi me dhunë. /BS/

Ja postimi i plotë:

Për fat të keq, opozita po vazhdon të përdorë dhunën për të realizuar synimet e veta politike. Lidershipi i opozitës duhet të kuptojë se pushteti fitohet vetëm me votë e assesi me dhunë. Mungesa e besimit të qytetarëve nuk kompenzohet me ekstremizëm politik. Institucionet legjitime të Republikës do të vazhdojnë punën e tyre, pavarësisht zhurmës dhe akteve të dhunës nga pakica opozitare. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat