AAK: Lironi aktivistët tanë

Kosova

AAK: Lironi aktivistët tanë

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 14:47

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se 6 aktivistët e saj, Armend Loshaj, Arbër Kaçorraj, Eldrin Cacaj, Visar Dobraj, Shpat Selmanaj dhe Ardenis Likaj, që janë arrestuar mbrëmë akoma po mbahen në paraburgim.

“Aktivistët e AAK-së, nuk kanë ushtruar dhunë dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Sipas informatave tona, ata janë arrestuar përballë Grandit, duke lëvizur fare natyrshëm.Konsiderojmë se mbajtja pa arsye e aktivistëve të AAK-së, ka për qëllim përkeqësimin e situatës dhe është provokim i hapur ndaj nesh”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat