Reçica thotë se arrestimi i Kurtit ishte jopolitik

Kosova

Reçica thotë se arrestimi i Kurtit ishte jopolitik

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 13:35

Rreth zhvillimeve të fundit në vend, si protestat e mbrëmshme të krijuara nga opozita, arrestimi i deputetit Albin Kurti dhe veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës të enjten e i kanë komentuar edhe anëtarët e Komisionit për punë të Jashtme.

Elmi Reçica nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë se të gjitha këto nuk janë imazh i mirë për vendin.

Reçica tha se opozita duhet të kthehet në kuvend, ndërsa theksoi se ka informacione se për deputetët që kanë hedh gazë lotsjellës në kuvend tashmë kanë filluar hetimet.

Ndërsa arrestimin e mbrëmshëm të kolegut deputet nga opozita Albin Kurti e ka quajtur arrestim jo politik.

Reçica: Kanë nisur hetimet për ngjarjet e së enjtes

“Unë nuk besoj që është arrest politik. Unë nuk kam informacione se a kanë pasur ndonjë vendim konkret për ta arrestuar. Por një gjë e dini ju , por e di edhe unë njëkohësisht, që procedura hetimore ka filluar për ngjarjet e së enjtes së kaluar dhe normal kur fillon një proceduar hetimore domosdo që akterët kryesor do të merren në pyetje. Nëse nuk ka pasur vendim vali gjyqësor o se policor normal që jemi me një shtet ligjorë dhe askush nuk e mbështet një vendim të tillë. Esenciale është që hetimet janë hapur dhe duhet të merren të gjithë akterët e kësaj ngjarje”, tha Reçica.

Reçica, duke bërë thirrje që opozita të kthehet në kuvend, dhe të ofrojë argumente.

Reçica: Opozita duhet të kthehet në kuvend

“Jam shumë i sigurt që ajo çfarë ka ndodhur të enjten, është pasoj direket, ajo çfarë ka ndodhur mbrëmë është pasoj e të enjtes. Unë nuk njohë në histori që një kolegë një kolegut I ka hedh ose i ka futë gazë lotsjellës....Prandaj mendoj që opozita duhet të kthehet në kuvendë ti ofroj argumentet. Ka edhe prej pozitës që kanë vërejtjet e tyre kanë edhe sugjerimet , kanë edhe idetë, jo vetëm për ato çështje që ata i kanë ngritur, por edhe për çështjet e tërësishme”, tha Reçica.

Ismet Beqiri, shef i grupit parlamentarë të LDK-së, tha se veprimet e mbrëmshme ishin të dhunshme dhe këtë formë nuk mund të arriji në pushtet opozita.

Beqiri: Veprimet e mbrëmshme ishin të dhunshme

“Padyshim që ajo që ka ndodhur mbrëmë nuk i jep pasqyrë të mirë Kosovës. Veprimet e mbrëmshme pavarësisht pretekstit janë veprime të dhunshme dhe nuk na duhen. Sulmet që ju kanë bërë institucionit në këtë rast policisë së Kosovës janë të papranueshme, janë veprime të dhunshme dhe të dënueshme. ..Ajo çfarë ka ndodhur mbrëmë është një dëshmi se nuk po zgjedhën mjete, se opozita veçmas një pjesë e opozitës për të ardhur në pushtet dhe kjo është ose ky është qëllimi kryesor, por ne jemi të bindur për këtë dhe më së paku këtu po flasim për marrëveshje ose më mirë me than për 4 marrëveshjet e Brukselit por edhe të Demarkacionit”, tha Beqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat