AAK, Qeverisë: T’i korrigjojmë bashkarisht gabimet e juaja, ose lëshoni rrugë!

Kosova

AAK, Qeverisë: T’i korrigjojmë bashkarisht gabimet e juaja, ose lëshoni rrugë!

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 13:19

Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës thotë se Qeveria e Kosovës në vend që të reflektojë pas situatës së mbrëmshme, e njejta po vazhdon me konfliktualitet.

Sipas AAK-së, nuk është opozita ajo që po përdor veprime anarkike, por ëështë vet kryeministri.

AAK-ja ka ftuar Qeverinë e Kosovës që të ti korrigjojnë bashkarisht gabimnet e bëra, ose të dorëhiqet.

Ky është reagimi i AAK-së

Qeveria e Kosovës dhe shefi i saj, në vend që të reflektojnë pas situatës së mbrëmshme, e cila ishte provokuar krejtësisht prej tyre, dhe të provojnë t’i korrigjojnë veprimet “banditeske” ndaj një deputeti të opozitës, ajo po vazhdon me kursin e konfliktualitetit.
Ne shprehim keqardhje për lëndimin e qytetarëve dhe policëve, por nuk e marrim përgjegjësinë e Kryeministrit për këtë zhvillim.
Nuk është Opozita që po përdorë veprime anarkike, por Qveria dhe Kryeministri, që s’po zgjedhin mjete për ta mbrojtur veten e tyre.
Nuk jemi ne që sulmojmë shtetin e as institucionet tij, por që kërkojmë pezullimin e marrëveshjeve tuaja që po e çojnë vendin në qorrsokak, Kryeministër.
Prandaj tërhiquni nga nënshkrimet e dy marrëveshjeve skandaloze, dhe vazhdoni ta qeverisni vendin.
Thirrjet në emër të shtetit dhe të popullit, nuk ju justifikojnë nga gabimet e bëra.
Është menquri politike t’i pranoni ato dhe t’i korrigjojmë bashkarisht, ose ta pranoni botërisht se nuk jeni kryeministër i këtij vendi dhe të lëshoni rrugë.

Kosova nuk duhet dhe nuk mund të jetë peng i Juaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat