Pse po heshtin Jahjaga dhe Veseli për dhunën e mbrëmshme

Kosova

Pse po heshtin Jahjaga dhe Veseli për dhunën e mbrëmshme

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 13:07

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeperlamentari Kadri Veseli vazhdojnë të jenë të heshtur përball zhvillimeve të mbrëmshme që ndodhën në Prishtinë ku u përleshën aktivistë të opozitës me Policinë e Kosovës.

Kur edhe ndërkombëtarët reaguan për ngjarjet e mbrëmshme, presidentja dhe kryeparlametari po heshtin. Më së paku që kanë mund të bënin është një reagim për plagosjen e 14 policëve, lëndimin e një qytetari dhe dëme materiale që u shkaktuan mbrëmë.

Deri tash kanë ardhur shumë reagime ku është dënuar sjellja e dhunshme e opozitës mbrëmë, ndërsa nuk kemi asnjë reagim të Jahjagës dhe Veselit, që janë bartës të dy institucione të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat