PDK: Veprimet e mbrëmshme nuk përkojnë me demokracinë

Kosova

PDK: Veprimet e mbrëmshme nuk përkojnë me demokracinë

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 12:44

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësime për situatën e tensionuar dhe veprimet jodemokratike që po përdoren si mjet për arritjen e qëllimeve politike.

PDK konstatoi se kufizimi i punës normale në institucione demokratike dhe përdorimi i dhunës në këto institucione apo edhe jashtë tyre, sikur ndodhi mbrëmë, nuk përkojnë me veprimet politike që duhen të përdoren në një shtet demokratik ndaj institucioneve demokratike dhe shtetërore.

“Kryesia e PDK-së fton të gjitha partitë politike dhe individët, që të respektojnë rendin dhe vlerat demokratike, institucionet, si dhe Ligjin e Kushtetutën e Republikës së Kosovës. PDK do të angazhohet në mbrojtje të këtyre vlerave që garantojnë funksionimin e shtetit demokratik e ligjor me vizion për integrimin në BE dhe partneritetit me botën demokratike. Kryesia e PDK-së i jep përkrahje veprimeve të Grupit Parlamentar të PDK-së dhe Kryetarit të Kuvendit, për evitimin e konfliktualitetit dhe anarkisë, si dhe mbështetë vendosmërinë e tyre për të vazhduar punën normale në Kuvend, në miratimin e ligjeve në shërbim të qytetarëve të vendit tonë”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat