Çollaku-O’Connell: Dhuna s’ guxon të zëvendësojë institucionet demokratike shtetërore

Kosova

Çollaku-O’Connell: Dhuna s’ guxon të zëvendësojë institucionet demokratike shtetërore

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 12:04

Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për agjendën evropiane të Kosovës.

Çollaku dhe O’Connell janë pajtuar se mënyra e vetme për të siguruar suksesin e Kosovës në planin e brendshëm dhe në arenën ndërkombëtare, është përmes funksionimit demokratik të institucioneve legjitime të zgjedhura nga qytetarët e Kosovës.

Dhuna nuk guxon të zëvendësojë institucionet demokratike shtetërore, është porosia nga takimi i ministrit me ambasadorin britanik.

O’Connell ka rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj procesit integrues të Kosovës në BE si dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare, thuhet në komunikatën pas takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat