Ligji për punë të jashtme me shumë anomali, do të shfuqizohet

Kosova

Ligji për punë të jashtme me shumë anomali, do të shfuqizohet

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 11:52

(E plottësuar) Komisioni parlament për Punë të Jashtme sot ka miratuar në parim projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. Me këtë projektligj do të përmirësohet shërbimi i jashtëm diplomatik i Kosovës. Deputet të mazhorancës në mungesë të deputetëve të opozitës janë pajtuar që të formojnë grup punues i cili do të punoj në ndryshimin dhe në shfuqizimin e ligjit aktual për punë të jashtme.

Elmi Reçica, anëtar i këtij komisioni tha se anomalit e ligjit aktual kanë paraqitur pengesa në funksionim të diplomacisë se Kosovës.

“Realisht shqyrtimi në parim i projektligjit për shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës është një ligj që për këto 8 vite gati të pavarësisë dhe funksionimi të diplomacisë tonë janë nxjerrë ato çfarë kanë qenë përparësi dhe pengesa njëkohësisht. Është një ligj i mirë i cili mund të plotësohet dhe mund të ndryshohet. Mirëpo për shkak që ka pasur shumë anomali dhe ka pasur shumë çështje të cilat vërtet kanë qenë pengesë për funksionimin e diplomacisë sonë, është shumë e nevojshme mund të them e domosdoshme që ne ta mbështesim në parim”, tha Reçica.

Blerta Deliu, anëtare e komisionit tha se duhet të punohet në mënyrë që të përmirësohet shërbimi i jashtëm diplomatik.

“Unë pres që si grup punues ne të kemi mundësi që të punojmë bashkë për të rregulluar shërbimin e jashtëm. Bashkë me deputetët e komisionit për politik të jashtme kemi pasur mundësi me vizituar një pjesë të ambasadave të cilat veprojnë në shtete të ndryshme të Evropës dhe jashtë Evropës dhe me pa me i evidentuar të them problemet me të cilat këto do të thotë ambasada përballen dhe unë shpresoj shumë që grupi punues do t’i evidentoj këto pika. Gjatë amandamentimit ne do të kemi mundësi ta rregullojmë ligjin dhe shërbimi i jashtëm të kryej vërtet punën për të cilën edhe është”, tha Deliu.

Ismet Beqiri, tha se e përkrahë në parim dhe së ky projektligj është i nevojshëm për vendin.

“Po edhe unë iu bashkëngjitëm mendimit që është një projektligj gjegjësisht një ligj i nevojshëm dhe kompleton nëse mund të thuhet atë infrastrukturën e nevojshme që ka të bëjë me shërbimin diplomatik që i ka munguar shtetit të Kosovës. Ne më herët jemi bazuar në tjera ligje të cilat nuk e kanë rregulluar vetëm këtë fushë në kuptimin e thjeshtë nevojës. Prandaj ky projektligj merret ekskluzivisht me këtë fushë të shërbimit diplomatik dhe është pa dyshim një ligj i nevojshëm dhe konfromë standardeve ashtu siç parashihet edhe me standard nëse mund të themi Evropiane.”, tha Beqiri.

Teuta Rugova, nënkryetare e komisionit për punë të Jashtme tha se ky projektligj do t’i rregulloj veprimtarinë e shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës.

“Konsideroj që ky projektligj është mirë i hartuar dhe qëllimi i tij është që të rregulloj veprimtarinë e shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës. Duke përfshirë edhe ministrinë e punëve të jashtme. Me hyrjen në fuqi të këtij projektligji shfuqizohet ligji për ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ligji për shërbimin diplomatik të Republikës së Kosovës së bashku me ligjin për plotësim dhe ndryshimin e tij …Në këtë fazë të procedurës propozoj që projektligji të përkrahet në parim dhe ti rekomandojmë kuvenditqë të miratohet”, tha Rugova.

Për amandamentimi të këtij projektligji komisioni ka propozuar një grup punues. Nga opozita është propozua Zafir Berisha, ndërsa në këtë grup janë propozuar Blerta Deli dhe Qerim Bajrami.

U shqyrtua dhe u miratua nė parim Projektligji pėr Shėrbimin e Jashtėm tė Republikės sė Kosovės

Komisioni për Punë të Jashtme, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga nënkryetarja e Komisionit, Teuta Rugova, ka shqyrtuar Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Deputetja Rugova ka theksuar se projektligji në fjalë është proceduar në Kuvend më 15 shtator të këtij viti dhe se ai u është shpërndarë deputetëve. Duke e vlerësuar projektligjin të hartuar mirë, i cili është shoqëruar edhe me të gjitha shkresat e nevojshme (memorandumin shpjegues, deklaratën financiare dhe opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së), ajo ka pohuar se Projektligji do të rregullojë veprimtarinë e Shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës, duke e përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ajo ka sqaruar tutje se kur të hyjë në fuqi ky projektligj, do të shfuqizohet Ligji për MPJ-në dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, së bashku me Ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e tij, si dhe Ligji për shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës.

Pas shprehjes së vlerësimeve pozitive për këtë projektligj anëtarët e Komisionit e kanë miratuar atë në parim, duke e formuar edhe grupin punues, në përbërje : Qerim Bajrami, Zafir Berisha dhe Blerta Deliu – Kodra, për të përgatitur raportin me rekomandime, në emër të komisionit funksional.

Po në këtë takim është vendosur për një vizitë zyrtare (njëditore) të katër anëtarëve të komisionit në Parlamentin hungarez, më 17 nëntor, ndërkohë që do të përcaktohet edhe delegacioni për këtë vizitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat