AAK kërkon dorëheqjen e Skender Hysenit dhe Shpend Maxhunit

Kosova

AAK kërkon dorëheqjen e Skender Hysenit dhe Shpend Maxhunit

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 11:27

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konsideruar se marrja në polici e Albin Kurtit, është në kundërshtim me parimet e demokracisë, si dhe në kundërshtim me vetë Kushtetutën, nenit 75 të saj, ku deputetët nuk mund të ndalohen, apo të ndiqen e paraburgosen, për shkak të veprimtarisë së tyre në Kuvend.

Skandali me Albin Kurtin, sipas AAK-së ka qenë i menduar, i kalkuluar dhe është bërë me qëllim të eskalimit të situatës, në mënyrë që më pastaj të fajësohet opozita për veprime të dhunshme.

“Njëkohësisht e konsiderojmë përpjekje të pushtetit për të hequr vëmendjen e opinionit publik nga dy marrëveshjet antishtetërore të Demarkacionit dhe Asociacioinit! Në gjithë këtë ngjarje, është e pashmangshme përgjegjësia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe Ministrit të Brendshëm. Hapi i parë i kapërcimit të kësaj ngjarjeje të papresedan është dorëheqja e tyre”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

AAK thotë se opozita tashmë është edhe më e vendosur në kërkesat e saj të ligjshme, për pëzullimin dhe korrigjimin e marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat