Mbretëria e Bashkuar konfirmon mbështetjen për në UNESCO

Kosova

Mbretëria e Bashkuar konfirmon mbështetjen për në UNESCO

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 11:23

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Ambasadori rikonfirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj procesit integrues të Kosovës në BE si dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për agjendën evropiane të Kosovës.

Ministri Çollaku dhe ambasadori O’Connell, janë pajtuar se mënyra e vetme për të siguruar suksesin e Kosovës në planin e brendshëm dhe në arenën ndërkombëtare, është përmes funksionimit demokratik të institucioneve legjitime të zgjedhura nga qytetarët e Kosovës.

“Dhuna nuk guxon të zëvendësoj institucionet demokratike shtetërore”, u tha në takim.

Po ashtu ambasadori O’Connell, ka rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj procesit integrues të Kosovës në BE si dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat