Ramadani: Duhet zgjidhje politike

Kosova

Ramadani: Duhet zgjidhje politike

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 09:00

Burim Ramadani, ligjërues i lëndës Sistemi i Sigurisë Kombëtare në kolegjin ISPE, ka folur për ngjarjet e mbrëmshme që ndodhën në Prishtinë.

Ai ka thënë se përplasja politike mund të merr përmasa më të mëdha e më të gjëra, nëse vazhdohet të mos ketë qartësi dhe motiv të tejkaluar krizën. “Përgjegjësia këtu bie mbi institucionet udhëheqëse për të parandaluar përplasjen. Jo për të nxitur thellimin e saj.

Problemi është politik. Nuk kanë fare dobi çfarëdo veprimesh marrin institucionet e zbatimit të ligjit. Kjo veç do të thellojë konfliktin politik. Prandaj, duhet zgjidhje politike. Më mirë para përplasjes, sesa pas saj!”, ka shkruar Ramadani në profilin e tij në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat