Krasniqi: Zoti e ka dënuar këtë vend që të sundohet nga vasalë

Kosova

Krasniqi: Zoti e ka dënuar këtë vend që të sundohet nga vasalë

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 08:58

Ish Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi,thotë se arrestimi i liderit te VV’së dhe i deputetit Albin Kurti është dëshmi e pa kontestueshme se bashkëbiseduesit e Vuciqit e Daciqit, autorët e marrëveshjeve komprometuese të arrira në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, e kanë kapur shtetin, jo për të mbrojtur sovranitetin e Republikës e ndërtuar rendin demokratik, por për t’i heshtur kundërshtarët politik.
“Nuk ka asnjë dyshim se liria, siguria e demokracia në Kosovë është e rrezikuar nga sundimtarë të egër e despot, nga njerëz që për interesat e tyre meskine janë në gjendje të rrezikojnë gjithçka të fituar me gjak e flijime të shumta për liri”.

“Këta njerëz me veprimet e tyre, me politikat e tyre janë duke mbytur çdo shpresë lirie e demokracie. Këta njerëz për çdo ditë, janë duke treguar me kokëfortësi, se ndryshimet demokratike janë të pa shpresa me mjete demokratike.
Nuk është fatkeqësi, pse këta tiranë sillen në ketë formë, por pse e kanë një mbështetje nga jashtë, për të vetmen arsyeje, qe t’i vazhdojnë marrëveshjet kompremistuese në favor te Serbisë, ani pse brenda kësaj kreaturë të quajtur “shtet demokratik”, donë të mbysin çdo zë demokratik përmes tiranisë se numrave”.

Krasniqi thotë se gjatë gjithë këtyre viteve, te lirisë e të pavarësisë, Kosova nuk u ndihmua as edhe njëherë për te ndërtuar institucione kredibile demokratike, nuk u ndihmua për sundim te ligjit e rend e as për zhvillim ekonomik e punësim etj.

“Kështu si po sillen tiranët qeveritar tek ne, është dëshmi se demokracia është më shumë se e rrezikuar. Kështu para pak viteve janë sjellë sundimtarët vasal (komunistë) në Kosovë. Me gjasë edhe sot Zoti e ka dënuar Kosova që të sundohet nga vasalët e ri?!”.

“Kur në ketë vend do te qeverisin te zgjedhurit e popullit në zgjedhje të lira e të ndershme?!
Prej natës se sotme, qeveritarët idhnak, qytetarëve te Prishtinës ua morën qetësinë!
Kujdes, shërbëtori komunist nuk mund te konvertohet në qeveritar demokrat!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat