Mbahet forumi i parë kosovaro-kroat për kujdesin shëndetësor

Kosova

Mbahet forumi i parë kosovaro-kroat për kujdesin shëndetësor

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 07:56

Me rastin e vizitës zyrtare të Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kroacisë, Dr. Siniša Varga, në Republikën e Kosovës sot, në Prishtinë të njëjtën ditë do të mbahet forumi i parë kosovaro-kroat për kujdesin shëndetësor.

Forumi do të mbahet nën patronazhin e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kroacisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Kroacia me kapacitetin e saj mund të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme në ngritjen e kapaciteteve institucionale, profesionale dhe shkencore të kujdesit shëndetësor në Republikën e Kosovës në nivelin e kërkesave moderne, si dhe në përforcimin e kapaciteteve administrative për të përmbushur kushtet e procesit të integrimit Evropian të Kosovës.

Miqësia e popujve tanë dhe lidhjet tradicionale na detyrojnë të ndihmojmë që dy vendet Kroacia dhe Kosova të ripërtërijnë bashkëpunimin në fushën e arsimit, shkencës dhe mjekësisë që e kemi humbur në të kaluarën e afërt.

Marrëdhëniet e Kroacisë dhe Kosovës duhet t’i shikojmë në mënyrë komplementare: Kroacia ka kapacitetet, kurse Kosova ka nevoja. Në këtë kontekst, është e nevojshme që të hapen mundësitë që Kroacia të ndihmojë në krijimin e një reforme të re mjekësore në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat