Limaj: Isë e Hashim, lirojeni urgjent Albinin

Kosova

Limaj: Isë e Hashim, lirojeni urgjent Albinin

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 23:26

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, po ashtu edhe deputet i Kuvendit të Kosovës ka reaguar pas arrestimit të deputetit të Lëvizjës Vetëvendosjes Albin Kurtit nga Policia e Kosovës.

“Isë e Hashim, lirojeni urgjent Albinin dhe mos e keqperdorni në këtë formë policinë, ose përndryshe arrestojeni të gjithë opozitën e zërin opozitar në Kosovë.
Ju jeni përgjegjësit kryesor për gjendjen në të cilën e keni sjell vendin.
Ndaleni më këtë dhunë policore dhe presionin mediatik e psikologjik që po ju bëni qytetarëve të vendit”, shkruan Limaj në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat