Komuna e Gjakovës e përkushtuar në ngritjen e Transparencës Komunale në partneritet me UNDP, nënshkruajnë projekte në vlerë 21,000 Euro

Kosova

Komuna e Gjakovës e përkushtuar në ngritjen e Transparencës Komunale në partneritet me UNDP, nënshkruajnë projekte në vlerë 21,000 Euro

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 21:53

Komuna e Gjakovës, përkatësisht Kryetarja e Komunës Znj. Mimoza Kusari – Lila, në bashkëpunim me UNDP, përkatësisht z. Andrew Russell, në kuadër të Planit të Integritetit “Transparenca dhe llogaridhënia”, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të dy palëve për vazhdimin e Qendrës Informative pranë Komunës, si mekanizëm kryesor i komunikimit dhe ndërlidhjes me Qytetarët e Komunës së Gjakovës.
Vlera e projektit është 16,000.00 Euro duke mundësuar kështu angazhimin e një ekipi prej 5 anëtarëve për të mbikqyrur aktivitete e Komunës në aspektin e Transparencës dhe Llogaridhënjes si dhe duke përpiluar raportimin e rregull dhe publikimin para Qytetarëve të Komunës së Gjakovës, në lidhje me zbatimin e politikave, vendimarrjeve dhe shpenzimeve buxhetore që zhvillohen nga struktura Qeverisëse e Komunës.

Ky projekt ka për qëllim rritjen e transparencës, efikasitetin në shërbime, ofrimin e informatave të rregullta për Qytetarët e Komunës së Gjakovës dhe gjithashtu menaxhimin e telefonatave pa pagesë (0800 60000 dhe 080 60001) për çdo parregullësi apo kallëzim të korrupsionit që Qytetarët e Komunës së Gjakovës dëshirojnë të paraqesin për Zyrtarët Komunal.
Si pjesë e Planit të Integritetit, njëkohësisht të premten me dt. 08/10/2015 është nënshkruar edhe Marrëveshja për fillimin e implementimit të Portalit të Qytetit, mekanizëm i cili do të ju mundësoj Qytetarëve të Komunës së Gjakovës qasje më të lehtë në shërbimet e Komunës, informimin më efikas dhe vlerësimin e investimeve kapitale që ndërmerr Komuna e Gjakovës sipas planifikimeve buxhetore.

Gjithashtu një Portal i tillë do të ofroj mundësinë e bizneseve në Komunën e Gjakovës të plasojnë të gjitha informacionet rreth veprimtarive të tyre, duke i’u mundësuar qytetarëve si dhe investitorëve të kenë më të lehtë qasjen në informata dhe njoftime rreth klimës biznesore në Komunë. Njëkohësisht Portali do të përmbaj edhe fushën e Turizmit, si mundësi e mirë për promovimin e Gjakovës në pakon Turistike. Vlera e këtij projekti i financuar poashtu nga UNDP është 5,000.00 Euro.
Së shpejti në kuadër të këtij Plani, në bashkëpunim me UNDP do të filloj implementimi edhe i aplikacionit e-rekrutimit, aplikacion i cili do të ofroj transparencë dhe efikasitet në zgjedhjen e kandidatëve në kuadër të Administratës Komunale.

Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuar të ofroj transparencë dhe të luftoj Korrupsionin, thuhet në kumtesën e Komunës së Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat