Lumezi takon kryeprokuroren e Portugalisë, Merques Vidal

Kosova

Lumezi takon kryeprokuroren e Portugalisë, Merques Vidal

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 20:57

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, është duke qëndruar për vizitë pune në Portugali.
Lumezi gjatë ditës së sotme është takuar me homologen e tij kryeprokuroren gjenerale të Portugalisë, Joana Merques Vidal.

Gajtë këtij takimi u diskutua për përvojat e sistemit prokurorial dhe zyrës së kryeprokurores së Portugalisë, me qëllim të ngritjes së standardeve të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës në standardet e sistemeve prokuroriale më të zhvilluara të vendeve të Evropës.

Të dy kryeprokurorët u pajtuan se do të angazhohen të punojnë për thellimin e bashkëpunimit në mes sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës dhe sistemit prokurorial të Portugalisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat