Veseli: Qëndrojmë të bashkuar kundër terrorizmit

Kosova

Veseli: Qëndrojmë të bashkuar kundër terrorizmit

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 19:45

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka qëndruar në ambasadën e Turqisë në Kosovë, ku edhe është nënshkruar në Librin e Zisë për viktimat e fundit të terrorizmit në Turqi.

“Në Ambasadën e Republikës së Turqisë, për të ngushëlluar popullin turk, me rastin e sulmit terrorist në Ankara.

Qëndrojmë të bashkuar kundër terrorizmit, kësaj të keqeje globale”, thuhet në fotografinë e Veselit në FB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat