Mamografi mobil do të qëndrojë për pesëmbëdhjetë ditë në komunën e Rahovecit

Kosova

Mamografi mobil do të qëndrojë për pesëmbëdhjetë ditë në komunën e Rahovecit

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 19:15

Pas kërkesës së bërë nga ana e drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Rahovec, drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe pas aprovimit të kërkesës nga ana e ministrisë, nga sot në komunën e Rahovecit po qëndron mamografi mobil.

Sipas njoftimit nga komuna e Rahovecit, fillimisht mamografia mobile për pesë ditë do të qëndrojë në oborrin e QMF-së në fshatin Krushë e Madhe dhe me pas për dhjet ditë do të qëndrojë në oborrin e Qendrës Komunale të Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti”, në qytetin e Rahovecit.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, fton të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të bëjnë mamografinë falas, le të drejtohen tek mamografi mobil i cili do të qëndroj për pesëmbëdhjetë ditë në komunën e Rahovecit./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat