Gaxherri, eksponent të PDK-së po e mbështesin opozitën

Kosova

Gaxherri, eksponent të PDK-së po e mbështesin opozitën

Nga: Intervistoi: Arben Sylejmani Më: 12 tetor 2015 Në ora: 18:29

Deputetja e grupit parlamentar të LDK-së, Besa Gaxherri në një intervistë për “Bota sot”, thotë se do të ishte njëlloj vetëvrasje për Kosovën, tërheqja e nënshkrimit nga marrëveshjet e Brukselit, ashtu siç po kërkon opozita. Ajo thotë se ky asociacion do të formohet, pasi që sipas saj, Kosova është pavarësuar duke u pajtuar me pakon e Ahtisarit dhe kjo pako e përcakton formimin e këtij asociacioni.
Sa i përket bllokimit të Kuvendit nga ana e partive opozitare, Gaxherri thotë se kriza duhet të tejkalohet duke u respektuar Rregullorja e Kuvendit nga ana e kryetarit, Kadri Veseli. Sipas saj, Kuvendi i Kosovës nuk mund të jetë peng i opozitës dhe as i kryetarit Veseli.

“Bota sot”: Edhe pas hedhjes së gazit lotsjellës, partitë opozitare janë deklaruar se do të vazhdojnë me bllokimin e Kuvendit, derisa kryeministri Mustafa të tërheq nënshkrimin nga këto marrëveshje. Nga ana tjetër, në Bruksel thonë se marrëveshjet janë çështje e mbyllur. Çfarë mendoni se duhet bërë për të tejkaluar këtë krizë?

Gaxherri: Kriza duhet të tejkalohet duke respektuar Rregulloren e Kuvendit nga zotëri, Veseli. Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk mund të jetë peng i opozitës, as i kryetarit të Kuvendit, e as i kujtdo qoftë tjetër. Kuvendi është organi, institucioni më i lartë i këtij vendi dhe është pronë dhe në dispozicion të popullit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat