Në përkujtim të Hanumshahe Abdullahut dhe Tefik Zymberit, dëshmorë të kombit...

Kosova

Në përkujtim të Hanumshahe Abdullahut dhe Tefik Zymberit, dëshmorë të kombit...

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 17:38

Tash e 16-vjet më parë, në Zhegoc të Gjilanit, u vranë nga barbaria serbe: Hanumshahe Abdullahu dhe Tefik Zymberi. Dy të rinj, dy lule të pranverave të hershme. Ata, si një, ranë nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët e deshën lirinë dhe atdheun më shumë se jetën. Ishite arsyeja kryesore e homazheve në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për të përkujtuar veprën, sakrificën dhe angazhimet e pakursyera të tyre në luftën për liri, barazi, solidaritet dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës. Në një takim të përbashkët të organizuar nga të Rinjtë e Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, sot në Kuvendin e Komunës është mbajtur edhe një takim, në të cilin është shënuar ditëlindja e Nushit, e cila së bashku edhe me Fehmi e Xhevë Lladrocin, janë rasti unikat i sakrificës së dy bashkëshortëve në luftën për liri. Me këtë rast, në këtë mbledhje përkujtimi, ishte i pranishëm edhe nënkryetari Rexhep Kadriu, i cili ka thënë se Nushi shquhej për veprimtarinë e saj, guximin, patriotizmin dhe inisciativën, e që persona të tillë përherë do të kenë vetëm ditëlindje. “Nushi, ishte aktive në luftën për liri dhe organizime drejt lirisë që para vitit 1981. Ajo dallohej për trimëri e guxim. Ajo pas viteve ’90, ishte aktive kudo në politikë, në aksionin për pajtimin e gjaqeve, në shoqatën për zhdukjen e analfabetizmit, si humaniste dhe solidare e çka jo. Ishte ndër femrat shumë të rralla si drejtoreshë shkolle, që me punë arriti të krijoj disiplinë, rend dhe rregull për qëllimin e madh në rritje të atdhedashurisë. Ajo ishte aktive në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që së bashku me burrin e saj Tefikun, kanë mbajtur sektorin e informimit në Zonën e Karadakut. Ata dhanë jetën e tyre, duke lënë prapa dy fëmijë, Diellen dhe Atdheun, kurse Kosovës i dhanë lirinë”, tha nënkryetari Kadriu në fjalën e tij. Ndërsa në emër të Kuvendit të të Rinjëve të Kosovës, Deniza Limani, ka përshëndetur të pranishmit duke thënë se Nushi bëri atë që të gjithë ne sot me krenari kujtojmë personalitetin e saj, që në vete kishte përplot angazhime, nga ato për arsim, zhvillim e deri te organizimet për liri në kuadër të UÇK – së që kulmuan me lirinë e vendit.“Nuk ka njeri që të mos e dojë lirinë, por i drejti e kërkon për të gjithë, ndërsa i padrejti vetëm për vete. Pa marrë parasysh se me çfarë duhet ta kompensoj, nëse e ka çmimin e jetesës edhe atë e bënë i drejti. Vetëm për liri. Kështu ishte Nushi e Tefiku. Hanumshahe Abdullahu nuk njihte kundërshtarë, prandaj, me sakrificën e njerëzve të tillë, liria u fitua më lehtë edhe pse me shumë gjak. Emri i Hanumshahës iu vë lirisë dhe emri i saj më nuk është vetëm i saj, por i gjithë neve, i gjithë heroizmit për lirinë. Trimëria është sikurse dashuria: ajo ka nevojë të ushqehet me shpresë”, tha ndër të tjerash Limani. Gjithashtu edhe folësit e tjerë si Binaze Krasniqi, deputetja Lirije Kajtazi, Shpresa Vokshi dhe mbesa e Nushit Flutura Abdullahu, në këtë mbledhje kanë ndarë me të pranishmit, kujtimet që kanë të bëjnë me jetën, veprën, afërsinë dhe angazhimin e Hushit dhe Tefikut. Tefik Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat