Një numër i vogël studentësh bojkoton ligjëratat në Universitetin e Gjakovës

Kosova

Një numër i vogël studentësh bojkoton ligjëratat në Universitetin e Gjakovës

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 16:41

Prej mbi 1 700 studentëve sa ka gjithsej Universiteti i Gjakovës “Fehmi Again”, një numër simbolik i tyre ka bojkotuar ligjëratat në këtë universitet. Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Gjakovës njoftoi dje se do ta bojkotojë mësimin dhe kështu edhe vepruan sot deri sa, sipas tyre, kështu do të vazhdojnë derisa të realizohen kërkesat e tyre.

Kryetari i Parlamentit Studentor në Universiteti e Gjakovës “ Fehmi Agani”, Ardit Halilaj tha se njëra ndër kërkesat e këtij bojkoti është depolitizimi i këtij universiteti.

Halilaj: Të depolitizohet Universiteti i Gjakovës

“Ne si Parlament Studentor sot kemi organizuar bojkot të mësimit. Arsyet pse kemi organizuar bojkot të mësimit janë: depolitizimi i Universitetit, zgjedhja e Këshillit Drejtues, miratimi i kërkesave dhe ankesave nga ana e studentëve, si dhe lejimi i afatit të tetor. Ky afat të vlen për kusht, dhe nëse këto kërkesa nuk realizohen ne do të vazhdojmë prapë me bojkot, me protesta nuk do të ndalemi deri në përmbushjen e protestave, nuk do të ndalemi deri në realizmin dhe përmbushjen e kërkesave tona”, tha Halilaj.

Sipas Halilaj, kërkesa për largimin e kryetares së Gjakovës Mimo za Kusari-Lila nga Këshilli Drejtues i këtij Universitet vlen ende dhe se vet prezenca e saj në këtë organ të universitet paraqet ndërhyrje të politikës brenda tij.

Halilaj: Vet prezenca e kryetares Kusari-Lila është politike

“Vet prezenca e kryetaresnë Universitet është politike, zonja Mimoza Kusari-Lila është zëvendëspresidentee partisë, është kryetare e komunës, ka disa pozita të tjera politike, prandaj ne si përfaqësues të studentëve kërkojmë që të mos ndërhyjë në punët e Kuvendit, të rri aty ku e ka vendin në komunë”, tha Halilaj.

Me kërkesat e studentëve është bashkuar edhe dekani i Filologjikut, Kamber Kamberi, i cili tha se me vite janë bërë shkelje të mëdha në këtë universitet.

Sipas Kamberit, kërkesat e studentëve janë të arsyeshme dhe nuk duhet të injorohen.

Kamberi: Kërkesat e studentëvetë arsyeshme

“Për sa i përket kërkesave të studentëve, studentët janë të vetëdijshëm dhe mendoj që studentëve nuk duhet të injorohen dhe kërkesat e tyre sepse edhe ata i kanë disa kërkesa të arsyeshëm, sepse nuk është e udhës që askush nga administrate t’i fyes studentët, t’i quaj në forma të ndryshme dhe të ju bëj presione. Për këto ka argument dhe fakte dhe për këto janë të njoftuar deri në Ministrinëe Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, prandaj unë konsideroj se disa nga kërkesat e studentëve janë të qëndrueshme”, tha Kamberi.

Edhe profesorët e tjerë të këtij universiteti qysh herët në mëngjes u panë të jenë paraqitur në katedrat e tyre për të mbajtur mësim. Ata thanë se i kanë edhe listat e studentëve që janë paraqitur në ligjërata ku sipas tyre pak kanë munguar.

Sidorela Doli : Nuk po i kuptoj kërkesat e studentëve

“Sipas agjendës që është e paraparë në Fakultetin e Edukimit, në vitin e parë të programit parashkollor kanë qenë përafërsisht 30 studentë dhe çdo gjë ka shkuar në rregull. Neve paguhemi për këtë punë që duhet t’i mbajmë ligjëratat, leksionet që janë të parapara në fakultetin tonë. Unë nuk po kuptojë çfarë po kërkojnë, kur vet ministri profesori Arsim Bajrami ka përzgjedhur bordin sipas statute të Universiteti të Gjakovës, është absurd të ndodhi gjëra të tilla”, tha ajo.

Nga ana tjetër, sekretarja e Universitetit të Gjakovës, Linda Dula Halilabazi u shpreh se në të gjitha programet ka vazhduar mësimi normalisht.

Dula-Halilabazi: Mësimi është mbajtur normalisht

“Disa informata kanë qenë në Facebook që PS ka bërë thirrje për bojkot, megjithatë në Universitetin e Gjakovës, në fakultetet përkatëse mësim është mbajt, kam kontaktuar me administratën e Fakultetit të Mjekësisë ku ligjëratat mbahen në rregullt, po ashtu në Fakultetin e Edukimit. Sa i përket Fakultetit të Filologjisë aty kanë qenë duke u mbajtur ligjëratat me rregull, por kemiinformata se dy student kanë hyrë në klasë ku ka qenë duke u mbajë ligjërata dhe i kanë ftuar studentët të dalin nga klasa. Si duket ata kanë dal nga klasa, por nesër do ta kemi një pasqyrë të saktë të asaj çfarë ka ndodh”, tha Dula-Halilabazi.

Ndërkohë para tre ditësh, Shaban Buza është emëruar rektori i ri i këtij universiteti dhe stafi i këtushëm shpresojnë shumë që gjërat të vihen në vend dhe të fillojë puna për së mbari./Tv Syri/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat