Ministria e Arsimit nuk respekton marrëveshjet me Shqipërinë

Kosova

Ministria e Arsimit nuk respekton marrëveshjet me Shqipërinë

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 16:39

​Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), nuk është duke e respektuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Shqipërisë, për njohjen e diplomave të universiteteve private të Shqipërisë. Si pasojë e këtyre veprimeve, të gjithë ata persona që kanë diploma të universiteteve shqiptare, me një udhëzim administrativ që ka nxjerrë MASHT, u pamundësohet veprimtaria në Kosovë.

Punonjës dhe studentë aktual nga universitet private të Shqipërisë, të cilët veprojnë e punojnë në Kosovë, pakënaqësitë e tyre i kanë shprehur në një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi. Për këtë të fundit duket absurde se si shteti i Kosovës më parë njeh diplomat e Serbisë se sa ato të Shqipërisë.

Minxhozi: Nuk e kuptoj zvarritjen e marrëveshjeve nga Qeverisë së Kosovës

“Sot pata takim me një grup kryesisht pedagogësh dhe një numër i kufizuar studentësh që erdhën për t’u ankuar për zvarritjet që bëhen për njehjen e diplomave të tyre këtu në Kosovë nga universitete private të Shqipërisë. Është një problem i bartur prej vitesh por jam shumë i habitur që ende kjo çështje nuk është zgjidhur sepse tashmë Shqipëria njeh gjitha diplomat e universiteteve private tà « Kosovës. Po kështu duhet të bëjë edhe Kosova . Prandaj, kjo është e nënshkruar gjithashtu me marrëveshjen midis dy qeverive, midis dy ministrave aktual dhe ka gjetur dakortësinë që ky proces të vijoj normalisht njohja e diplomave të dy anshme”, tha Minxhozi.

Ambasadori shqiptar tha se e shqetëson fakti që ky problem po zvarritet dhe se janë mbi 1 mijë persona të prekur nga ky fenomen.

Minxhaozi: Pres që më shpejt të zgjidhet ky problem

“Unë kamë pasur një takime edhe me drejtues të ministrisë së arsimit këtu dhe kanë thënë që ky problem do të gjejë zgjidhje po tashti në prag të vitit shkollorë kur në universitetet e Kosovës mësimi do të fillon me datë 16 asnjë nga pedagogët që ka marrë diplomën në universitetet private të Shqipërisë asnjërit prej tyre nuk u lejohet të vazhdojnë programin akademik...Janë diku rr eth 1 mijë vetë të prekur pedagog të prekur nga kjo neglizhencë do të thoja dhe uroj që kjo çështje të gjejë një zgjidhje sa më shpejt sepse është në interesin e dy vendeve...Ky problem duhet të zgjidhet sa më shpejtë duhet të ketë një qëndrim serioz për ato që nënshkruhen për ato marrëveshje që janë të nënshkruara dhe dakorduar midis palëve . Sepse për ndryshe ne vegim në fushën e fjalëve nga të cilat nuk përfiton askush”, tha Minxhozi.

Ai po ashtu ka shtuar se deri më datë 16 tetor në qoftë se diplomat nuk janë të notifikuara edhe ai pedagog që ka dhënë mësim këtu në Kosovë prej vitesh nuk ka të drejtë të ushtroi më atë profesion. Sipas tij, kjo vjen për shkak se ministria e arsimit ka nxjerrë një udhëzim që thotë se për çdo diplomë nga universitetet private duhet të validitiohet, por me një urdhër administrativ e ka ndaluar këtë që diplomat e universiteteve private të Shqip ërisë të mor merren parasysh.

Niman Bardhi, zyrtarë në ministrinë e shëndetësisë në Kosovë, i diplomuar në njërën nga universitetet private në Shqipëri , tha se ky problem është shqetësim i madh për ata. Bardhi tha se është paradoksale që Kosova të njeh të gjitha diplomat e Serbisë por jo edhe ato të Shqipërisë.

Bardhi: Nuk po respektohen marrëveshjet e nënshkruara

“Shqetësim i madh ka qenë kur në gushtin e këtij viti është arritur që të nxjerrët udhëzimi administrativ për njohjen e diplomave dhe certifikatave të ndryshme me Republikën e Serbisë. Përderisa me shtetin amë edhe përkundër që ne marsin e vitit 2015 u nënshkrua për njohje reciproke të gjitha këtyre thirrjeve një gjë e tillë nuk po gjen zbatim akoma”, tha Bardhi.

Ai po ashtu tha se kolegët e tij tashmë kanë gjetur një mënyrë që t’u njihet diploma duke u pajisur me diploma serbe.

Bardhi: Për 3 mijë euro mund të pajisemi me diploma serbe

“Akoma më shqetësuese për ne dhe më e dhimbshme është që kemi informata dhe sapo dëgjuam prej kolegëve tanë që në pjesën veriore të Mitrovicës të gjitha diplomat e fituara në shtetin shqiptarë mund të shkojnë atje dhe të bëjnë një pagesë në vlerë prej 3 mijë euro të komplet studimeve të bëhet ekuivalentimi i tyre me një mbulesë prej 2 -3 provimeve varësisht plan-programeve mësimore. Dhe të merret diploma dhe pastaj me atë diplomë të fituar në Republikën e Serbisë të vijë dhe të bëhet nostrifikimi kjo për mua është shuam e pakuptimtë ,është shumë ofenduese dhe shuam e dhimbshme sa i përket gjithë shqiptarëve qoftë këtej kufirit qoftë andej kufirit”, tha Bardhi.

Ndërkohë, KosovaPress kontaktoi sot ministrin e arsimit, Arsim Bajrami, i cili tha se një situatë e tillë është krijuar vite më parë dhe se çështja ishte ndërlikuar edhe më shumë me rastin e realizimit të një inspektimi të përgjithshëm nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, me ç’rast qeveria shqiptare, pas konstatimeve të cilësisë së dyshimit të arsimit të lartë dhe manipulimeve të natyrave të ndryshme, kishte nxjerr vendime për mbylljen e disa universiteteve jo publike në Republikën e Shqipërisë.

Bajrami thotë se është në dijeni për shqetësimet e studentëve dhe se ai është duke punuar që kjo çështje të zgjidhet.

“ Ju njoftojë që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është në përpjekje maksimale që kjo çështje të zgjidhet në shërbim të interesit të studentëve tanë dhe në mbrojtje të vlerave akademike në arsimin e lartë. Një situatë e tillë është krijuar vite më parë, dhe çështja ishte ndërliku ar edhe më shumë me rastin e realizimit të një inspektimi të përgjithshëm nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, me ç’rast qeveria shqiptare, pas konstatimeve të cilësisë së dyshimit të arsimit të lartë dhe manipulimeve të natyrave të ndryshme, kishte nxjerr vendime për mbylljen e disa universiteteve jo publike në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në përgjigjen për KosovaPress, të ministrit Bajrami.

Ai po ashtu ka treguar se në shumtën e rasteve hasin në diploma të fituar në fushën e mjekësisë, ku sipas tij janë të angazhuar me shumë seriozitet që të shqyrtojmë me kujdes secilin rast dhe të gjejnë një zgjidhje valide dhe kredibile.

“Udhëzimi Administrativ për Parimet dhe procedurat e njohjes së diplomave të shkollave të larta profesionale dhe gradave universitare të fituara jashtë Republikës së Kosovës, i nxjerr me datë 17 prill 200 9, ku përcaktohen parimet dhe përgjegjësitë që duhen zbatuar për procedurën e njohjes e të vlerësimit të diplomave të shkollave të larta profesionale dhe gradave universitare, të fituara në institucione të akredituara e të pranuara të arsimit të lartë jashtë Republikës së Kosovës. Kjo vlen për të gjitha diplomat dhe gradat universitare të fituara jashtë vendit”, thuhet në përgjigjet e Bajramit.

Ministri Bajrami po ashtu ka shpjeguar edhe për marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve.

“Marrëveshja e nënshkruar mes dy Ministrive në mars 2015, në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ka në fushëveprim bashkëpunimin institucional në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor dhe ju sigurojmë që një bashkëpunim i tillë realizohet në baza ditore në bashkëpunimin në lehtësimin e njohjes së diplomave të arsimit të lartë të fituara në Republ ikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës, mes zyrës ENIC/NARIC të dy shteteve. Pra marrëveshja e tillë nuk ndërlidhet me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Bajramit.

Ndërkohë, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, ka treguar edhe lista e ligjëruesve nga Kosova që në Shqipëri ligjërojnë pa problem.Sot gjatë ditës në ambasadën shqiptare ishin prezent një numër shumë i madh i studentëve dhe të punësuarve me diploma universitare të universiteteve private në Shqipëri të cilët paraqitën para ambasadorit të gjitha telashet që kanë tash e sa vite veprimi në Kosovë. /P.Musa/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat