​O’Connell: E ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve

Kosova

​O’Connell: E ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 16:38

Ministria e Administratës Publike priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell. Ai u takua me ministrin Mahir Yagcilar, ku diskutuan për të ardhmen e MAP-it, njëherit shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë mes Kosovës dhe Britanisë.

Ministri Yagcilar, këtë takim e cilësoi si shumë të frytshëm dhe tha se beson në përkrahjen e qeverisë dhe ambasadës britanike, drejtë reformimit të administratës.

Yagcilar: Besoj në përkrahjen e Britanisë së Madhe

“Siç jeni në dijeni, edhe qeveria edhe administrata publike është duke punuar me zbatimi e strategjisë së modernizimit të formës së administratës publike, për vitin 2016-20. Tani jemi në biseda me Bashkimi Europian të realizojmë përkrahjen financiare, por pas hartimit të dokumenteve strategjik për përkrahje të kemi mundësi të përfitojmë edhe mbështetje sa i përket reformave. Prap mendoj dhe besoj që do të kemi përkrahje të mëtutjeshme edhe nga ambasada dhe qeveria britanike”, tha ai

Ndërsa ambasadori O’Connell tha se sfida për Kosovën mbesin reformimi i administratës publike dhe de-polit izimi i administratës dhe bordeve publike.

O’Connell: E ardhmja e Kosovës është në duart e kosovarëve

“Tani Kosova ka shumë sfida, për shembull reformimi i administratës publike sidomos politizimi i administratës publike dhe bordeve publike. Kjo është shumë sfiduese dhe shumë e rëndësishme që të trajtohet menjëherë, sepse nuk mund të ballafaqohet Kosova me reforma europiane duke mos pasur një administratë të fuqishme..... E ardhmja e Kosovës është në duar e kosovarëve, por tash për tash duhet një punë e palodhshme dhe duhet një politikë për të reformuar administratën. Ka sfida, të gjithë e dijmë çka ka, por mund të bashkëpunojmë në këtë drejtim”, tha ai

Ai, shpreson të gjejnë një formë të mirë të bashkëpunimit në të ardhmen./KP

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat