​Edhe drejtoresha e Arsimit përkrah ikjen e nxënësve, thotë se orët do zëvendësohen

Kosova

​Edhe drejtoresha e Arsimit përkrah ikjen e nxënësve, thotë se orët do zëvendësohen

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 16:37

Ikjen e sotme nga orët e mësimit të nxënësve të shkollave të Prishtinës, e ka arsyetuar dhe përkrahur edhe Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci.

Në një prononcim për KoosvaPress, Nagavci ka thënë se kjo fitorja e Kombëtares është e rëndësishme.

Nagavci thotë se orët e humbura të mësimit do të zëvendësohen.

“Festa e mbrëmshme gjithandej në viset shqiptare ka vazhduar nga nxënësit e Prishtinës. Sot më njoftuan se nxënësit me vetorganizim, pas orës së dytë të mësimit, kanë festuar fitoren e Kombëtares dhe kualifikimin për Europian. Në bisedë me drejtorin e shkollës u pajtuam që të krijohen mundësitë për zëvendësimin e orëve të humbura dhe unë besoj se mungesa të tilla nuk do të përsëriten. Edhe pse nxënësit do të duhej të ishin në mësim në këtë kohë, kjo vërtet është ngjarje e rëndësishme, kualifikimi i Kombëtares na jep shpresë dhe besim për fitore të reja, andaj ne ndajmë bashkë me nxënësit entuziazmin dhe gëzimin për këtë fitore!”, thotë Nagavci për KosovaPress.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat