Komuna e Prishtinës arsyeton ikjen pa leje të nxënësve (Foto)

Kosova

Komuna e Prishtinës arsyeton ikjen pa leje të nxënësve (Foto)

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 14:50

Nxënësit e shkollave fillore dhe Gjimnazet në Prishtinë, shfrytëzuan pushimin e gjatë për të ikur nga shkolla dhe për të dalë për të festuar fitoren e mbrëmshme të Shqipërisë kundër Armenisë.

Nxënësit e klasës së IX/1 dhe IX/4 të shkollës “Naim Frashëri” dhe ata të gjimnazeve “Sami Frashëri” dhe “Xhevdet Doda”, nuk janë kthyer për të vazhduar mësimin as pas pushimit të gjatë.

Drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri”, Osman Beka për KosovaPress ka treguar se nxënësit e kësaj shkolle sot kanë vijuar mësim vetëm dy orët e para. Ai, thotë se nuk u ka dhënë leje për lirim nga mësimi, por as që ka mundur t’i kthejë në mësim.

Në të njëjtën situatë është gjendur edhe zëvendësdrejtoresha e shkollës fillore “Naim Frashëri”, Drita Carolli, e cila thotë se kjo është bërë pa lejen e shkollës dhe të arsimtarëve.

Ikjen pa lejen e askujt e kanë konfirmuar edhe vetë nxënësit. Ndërsa këtë e ka arsyetuar kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Disa prej nxënësve thanë për KosovaPress, se kjo është bërë p ër të festuar fitoren e Kombëtares së Shqipërisë dhe se disa prej profesorëve e dinë për ikjen e tyre.

Liburn Merovci, nga gjimnazi “Xhevdet Doda”, tha se gjatë kohës sa i po feston në rrugët e Prishtinës, bashkë me nxënësit e tjerë, një numër tjetër i nxënësve po mbanë mësim në shkollën ku edhe ai vijon mësimin.

“Jam Liburn Merovci prej klasës XI, kemi dalë për arsye me festu së është kualifikimi i parë edhe është një fitore e madhe në fushën Armene, jena dalë dy Gjimnaze bashkë, Xhedet Doda, Sami Frashëri...Me dijeninë e profesorëve gjysmë po, gjysmën jo, mendoj se mësimi është duke vijuar atje por gjysma e shkollës nuk është në shkollë”, tha Merovci për KosovaPress.

Kurse Toni Krasniqi, po ashtu nga gjimnazi “Gjevdet Doda”, tha se janë lëshuar nga profesorët. Ai thotë për KosovaPress se kjo festë po bëhet për të shënuar kualifikimin e Kombëtares së Shqipërisë në UEFA.

“Kemi dalë me festu se ka fitu Kombëtarja edhe jemi kualifikuar për UEFA në Evropian, kjo është një festë e madhe...Nuk është duke u vijuar mësimin, na kanë lëshuar profesorët”, tha Krasniqi.

E për gjithë këtë drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri”, Osman Beka, ka treguar se ai bashkë me zëvendës drejtorin kanë parë nxënësit në rrugë me flamuj, por thotë ta ketë pasur të pamundur për t’i kthyer mbrapsht në mësim.

“Dy orët e para janë mbajt, pas orës së dytë është pushimi i gjatë në 9:35 minuta nxënësit kanë dalë që e kanë pushimin 30 minutësh, pas këti j pushimi nxënësit nuk janë kthyer, ne i kemi parë në rrugë. Unë dhe zëvendësi kemi dalë pak te nxënësit, i kemi parë me flamuj, i kemi pa që ata janë të organizuar dhe nuk ka pas shans të kthehen kanë shkuar duke brohoritur se kanë qenë të entuziazmuar për fitoren e Kombëtares së Shqipërisë, krejt është e natyrshme që ne kemi pas dëshirë që fëmija të kthehen në procesin mësimor sepse mund të ju ndodh gjithçka mirëpo ka qenë e pamundshme sepse si duket ata janë organizuar mesa dëgjova përmes rrjeteve sociale, përmes facbook-it, ata sikur i kanë bërë ato organizime që të dalin dhe të festojnë në mënyrë dinjitoze”, tha Beka.

Beka thotë se një veprim i tillë nuk është i arsyeshëm, një arsyetim do të ishte vetëm atëherë nëse loja kishte me qenë sot. Ai, tha se do të lajmërohet këshilli i prindërve dhe ai i shkollës për mos ikjen e nxënësve nga shkolla e për të dalë në rrugë.

“Nuk është e arsyeshme sepse kishte me qenë e arsyeshme sikur sot të ishte loja, sikur të luhej sot, mirëpo loja është luajt është kryer dhe këta ndoshta nuk kanë pas arsye që të hupin procesin mësimor ...Ishte edhe policia pak më herët këtu morën informata që ata kanë dalë mirëpo ne nuk kemi mujt t’ia mbyllim dyert pasi ka qenë pushimi i gjatë...stafi kanë qenë, kanë shkuar në orën e tretë të gjithë kanë shkuar me ditar, janë kthyer nuk janë nxënësit aty. Nuk kemi pas çka të veprojmë ose çka të bëjmë....Ne do të lajmërojmë këshillin e prindërve dhe këshillin e shkollës se nxënësit e kanë lëshuar mësimin prej orës së dytë”, ka thënë Beka.

Zëvendësdrejtoresha e shkollës “Naim Frashëri”, Drita Carolli për KosovaPress tha se nxënësit kanë dalë nga shkolla pa dijeninë e ask ujt.

Edhe përkundër thirrjeve të nxënësve nga kujdestarët e klasave të tyre, nxënësit nuk janë kthyer në mësim. Ndërsa për mos prezencën e fëmijëve në shkollë gjatë kohës edhe kur mbahet mësimi, vetëm disa nga prindërit janë njoftuar nga kujdestarja e klasës së IX/4.

“Po jemi në dijeni, sepse ata e kanë shfrytëzuar kohën e pushimit të gjatë. Dy orët e para i kanë mbajt dhe pas orar së dytë nuk janë kthyer, kanë dalë për pushim të gjatë dhe nuk janë kthyer më në mësim. Por vetë fakti se klasës e tjera janë në shkollë do të thotë nuk është në mënyrë të organizuar, ata kanë dalë vullnetarisht pa lejen e shkollës edhe të kujdestarëve apo udhëheqësit të shkollës. Kujdestarët e atyre dy klasave i kanë thirr, kanë kontaktuar me ta por ata nuk janë kthyer. Tash do të shohim nëse do mundemi bilem në këto orë me i kthy... Kujdestarja e IX/1 më duket që kontaktojë me dikë prej familjarëve”, ka theksuar Carolli për KosovaPress.

Pasi që nuk arritën t’i kthejnë në mësim nxënësit e gjimnazit “Sami Frashër”, drejtori i kësaj shkolle ka kontaktuar me komunitetin e policisë së shkollës, për t’i mbikëqyr ata, dhe për të mbrojtur nga turma.

Gjatë marshit të festimit që bënë nxënësit një ndalesë e kanë bërë edhe tek komuna e Prishtinës. Edhe pse sot ata nxënës do të duhej të jenë në mësim, për t’i përshëndetur ka dalë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në një postim në faqen zyrtare të facebook’ut, të Komunës së Prishtinës është shkruar: “Kryetari, Shpend Ahmeti ndan disa çaste feste me nxënësit e Prishtinës, të cilët po e festonin kualifikimin e kombëtares. Edhe pse normalisht do të duhej të ishin në shkollë, në rrethana të jashtëzako nshme edhe mungesat janë të jashtëzakonshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat