“ROSE- ROTH” vitin e ardhshëm në Kosovë

Kosova

“ROSE- ROTH” vitin e ardhshëm në Kosovë

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 13:54

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti thotë se Sekretariati i Asamblesë vendosi që takimi “ROSE- ROTH” i Asamblesë Parlamentare të NATO -s, vitin e ardhshëm të mbahet në Kosovë.

"Kam kënaqësinë që me qytetarët e Republikës së Kosovës të ndajë një lajm të mirë: pas shumë përpjekjesh të bëra, ia dola, Sekretariati i Asamblesë vendosi që takimi “ROSE- ROTH” i Asamblesë Parlamentare të NATO -s, vitin e ardhshëm të mbahet në Kosovë", tha Haliti.

Sipas tij, një takim i këtyre përmasave është në interes të Kosovës, shpreh besimin që NATO ka tek qytetarët e Kosovës, institucionet e saja si dhe tek popujt e qeveritë e rajonit, për vazhdimin e politikave të shtensionimit dhe përmirësimin e raporteve ndërmjet popujve të rajonit.

"Është përgegjësi e institucioneve dhe popullit të Kosovës që të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta me Perëndimin për të luftuar terrorizmin, krimin e organizuar, korrupsionin dhe për të shtuar masat e sigurisë për Kosovën dhe Rajonin. Evropianizimi i Ballkanit është kontribut për sigurinë e kontinentit tonë, paqën dhe sigurinë e vendeve të cilat janë të bashkuara për bashkëveprim për liritë e të gjithë njerëzimit", ka thënë Haliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat